Loading...

Shkup: Studentët në protestë para Kuvendit

0165.jpg

Në orën 11 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë në organizim të Plenumit Studentor me moton “Deputetët po vrapojnë në xhiron e nderit-Maratona e reformave”.

Të mërkurën para deputetëve do të jenë ndryshimet e fundit të Ligjit për arsim të lartë. Për këtë shkak në orën 11 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë në organizim të Plenumit Studentor me moton “Deputetët po vrapojnë në xhiron e nderit-Maratona e reformave”. Në këtë mënyrë u dërgohet mesazh përfaqësuesve të popullit që të mos miratojnë paketën e këtyre ligjeve, e cila pritet të votohet në lexim të dytë.

Vendimi për këtë lloj proteste është marrë të hënën gjatë një takimi ndërmjet përfaqësuesve të organizatave studentore. Një pjesë e përfaqësuesve të studentëve kanë marrë pjesë në takimet me kryetarin Gjorgje Ivanov, ku janë diskutuar kërkesat e tyre për anulimin e propozimeve për ndyshime në ligjet për arsim, ku përfshihet edhe mbajtja e provimit shtetëror.

Studentët kanë paralajmëruar se do të bashkëpunojnë me profesorët për të përgatitur edhe mënyra tjera kreative të protestës.

Shkariq: Ivanov nuk do vë veto mbi ligjet e arsimit

Svetomir Shkariq, profesor i të Drejtës kushtetuese dhe ish këshilltar i presidentit Gjorge Ivanov na deklaratën për “Dojçe Vele” ka thënë se presidenti nuk do vë veto në ligjet e arsimit pasi ashtu ka premtuar në programin e mandatit të parë.

“Ivanov është në gjendje të rëndë- nga njëra anë president, nga ana tjetër profesor me përvojë që është i vetëdijshëm me këto ndryshime se cenohet autonomia e Universiteteve e garantuar me kushtetutë. Ai shumë mirë e dinë se çfarë do të thotë kjo autonomi…”, ka thënë Shkariq./Lajm

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media