Shkup: Vjedhja në “Sparkasse”, dyshohen dy persona të huaj dhe një i vendit

Sparkasse_new-office-branch-resized.jpg

Dy shtetas të huaj dhe një nga Maqedonia janë të dyshuar për vjedhjen e madhe të Shparkase Bankës që ndodhi ditë më parë. Burime të Alsat mësojë se një shtetas i Rumanisë dhe një shtetas nga Moldavia, ditën e vjedhjes janë paraqitur në filanin e Shparkase bankës si turistë dhe më pas të njëjtit janë paraqitur si punonjës të një kompanie kurse një i punësuari në këtë Bankë ka bashkëpunuar për të kryer vjedhjen e sefave. Dyshohet se një pjesë e hapësirës së sefave të bankës nuk ka qenë e mbuluar me kamera sigurie që u ka dhënë komoditet autorëve të dyshuar në përzgjedhjen e sendeve të vjedhura. Rasti në polici nga Banka është paraqitur me datë 27 nëntor. Nga Shparkse banka për Alsat thonë deri më tani nuk kanë indikacione dhe njohuri se të punësuar të bankës janë të përfshirë në këtë akt. Përpos hetimit që është duke u bërë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është duke u hetuar edhe nga sektori për revizion të brendshëm në bankë.

Komentet
Top