Shkupjani vjen mysafir për iftar në Tetovë dhe plagos mikpritësit

tetova.jpg

Dje rreth orës 21:55 nga Spitali i Tetovës kanë njoftuar Policinë e Tetovës për një incident ku janë përdorur thika. Respektivisht nga fshati Pallaticë janë dërguar të plagosur I.N 47 dhe S.S 31 nga i njëjti fshat. I/N 47 për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Klinikën e Shkupit. Policia pasi ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se në Pallaticë ka ardhur me gjasë për iftar personi S.H 55 nga fshati Arnaqi e Shkupit respektivsht ai ka ardhur tek dhëndëri i tij S.S 31.

Pasi fillon zënka verbale S.H nga Shkupi i ngul thikën pas shpine I.N 47, ndërsa dhëndëri i tij duke tentuar që ti qetësoj gjakrat ka marrë lëndime të lehta. Policia vazhdon hetimet./Shqipmedia

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top