Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa në një lidhje dashurie?

sh_1510663261-9857322.jpg

Këngëtari nga Tetova, Shpat Kasapi, dhe Rovena Stefa duket se kanë filluar  një lidhje dashurie. Vite më parë pasi që bashkëpunuan në shumë projekte, dyshja u përfol se ishin në një lidhje dashurie, edhe pse ata asnjëherë nuk e pranuan e as nuk e mohuan lidhjen e tyre.

Rovena në një postim të saj në Instagram, na tregon më shumë për mundësinë e lidhjes së tyre! Në këtë foto dyshja vërehen duke darkuar dhe shumë të lumtur, ndërsa në mesin e tyre qëndron e buzëqeshur edhe nëna e Shpat Kasapit.

Vetë Shpat Kasapi ditë më parë në një emision televiziv e ka konfirmuar se është në lidhje, por nuk ka treguar se për kë bëhet fjalë, ndërsa ka shtuar se edhe mamaja e tij është pajtuar për këtë lidhje.

Komentet
Top