Loading...

Shpenzime marramendëse, mbi 1 miliard euro paga për lojtarët

Serie-A-768x512.jpg

Sipas një studimi të një kompanie statistikash në futboll, kostoja totale e pagave të 20 skuadrave të serie A, shkon në 1.1 miliardë Euro.

Serie A vendoset kështu në vendin e tretë, pas Premier League dhe Kampionatit Spanjoll. Në krahasim me një vit më parë ka një rritje prej 18%. Por në Itali ka një hendek mjaft të madh. Mesatarisht rrogat e futbollistëve të Juventusit janë 17 herë më të larta se ato të lojtarëve të Empolit.

Duke llogaritur një mesatare, 548 futbollistët që luajnë në Serie A kanë një pagë vjetore prej 562 mijë Eurosh secili, por fakt është që më shumë se gjysma e tyre paguhen realisht vetëm 250 mijë. Në të gjithë kampionatin e Serie A, vetëm 7 janë lojtarët që marrin me shumë se 5 milionë Euro në sezon.

5 prej tyre janë të Juventusit Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala, Miralem Pjanic, Douglas Costa dhe Leonardo Bonucci, ndërsa dy të tjetër të Milanit Gonzalo Higuain dhe portieri Donnarumma.

Por renditja e 10 lojtarëve më të paguar tregon qartë vetëm Ronaldo paguhet në një vit më shumë se të gjithë lojtarët e Chievo, Spal apo Empoli. Tendenca është në rritje, merkato e janarit mund të sjellë surpriza.

Komentet
Top