Loading...

“Shpenzoi 900 milionë euro dhe luan kështu…”

0-93.jpg

Frank de Boer mori hak ndaj Jose Mourinho shumë shpejt.

Disa orë pasi trajneri portugez kishte thënë për kolegun holandez se është “tekniku më i keq në historinë e Premier League”, De Boer shpjegoi eliminimin e Manchester United ndaj Sevilla në 1/8 e Champions League.

“Mourinho mund të thotë se jam trajneri më i keq në historinë e Premier League, por ai ka shpenzuar 900 milionë euro dhe skuadrat e tij luajnë kështu…”, tha De Boer në “Bein Sports”.

Polemika De Boer-Mourinho nisi kur holandezi tha se Marcus Rashford duhet të luajë nën urdhrat e një trajneri tjetër tani që te “Djajtë e Kuq” erdhi Alexis Sanchez, i cili mund t’i heqë minuta të riut anglez. Mourinho u përgjigj duke thënë se Rashfordit nuk i duhet një trajner si De Boer, pasi do të mësohej duke humbur.

Komentet
Top