Shpërblehet Strakosha, pjesë e formacionit më të mirë të Serie A

ThomasStrakoshaEmpoliFCvSSLazioSerieonRVgLe8Xbzl.jpg

Edhe pse duhet edhe një javë që të përfundojë faza e parë e Serisë A, portali “Calciomercato24” ka bërë të ditur formacionin më të mirë deri tani në këtë kampionat.

Pjesë e ekipit është edhe gardiani i Kombëtares, Tomas Strakosha, por në stolin e tij.

Në formacion ndodhet portieri i Romës, Alison, i cili nuk ka pësuar gol në 9 ndeshje deri tani në Seria A.

Strakosha e ka merituar vendin ne këtë ekip, pas performancave të mira me Lacion dhe disa penalltive të pritura.

Ja i gjithë ekipi më i mirë i i fazës së parë të Serisë A:

Alison, D’Ambrosio, Benatia, Kulibali, Kolarov, Kristante, Pjaniç, Insinje, Luis Alberto, Kiesa, Imobile.

Në stol: Strakosha, Pezela, Gulam, Alan, Iliçiç, Kuadrado, Ikardi.

Komentet
Loading...
Top