Loading...

Shqipëri: Era e fortë rrëzon kamionin me targa të Tetovës (VIDEO)

kamioni-lezhe.jpg

Era e fortë ka rrëzuar një trajler në supertsraden Lezhë-Milot në Shqipëri, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk mori lëndime.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në afërsi të kryqezimit të Shënkollit. Trajleri me targa të Tetovës po lëvizte në drejtim të Milotit dhe si pasoje e erës së fortë është rrëzuar dhe përmbysur në anë të rrugës.

Në momentin e ngjarjes mësohet se trajleri ka qenë pa ngarkese, çka ka ndikur në rrëzimin e tij nga era e fortë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia rrugore të cilët kanë ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve përgjatë supestrades Lezhë-Laç, ndërsa për kthimin e trajlerit në normalitet u ndërhy me një vinç./OraNews

Komentet
Top