Shqipëri: Gazësjellësi injekton në ekonomi 1.5 miliardë euro

tall-600x337.jpg

Rreth 1.5 miliardë euro është injektimi i Gazsjellësit Trans-Adriatic Pipeline (TAP) në ekonominë shqiptare.

Projekti ka hyrë në fazën më intensive të zbatimit të tij dhe nisë punimet në det vitin që vjen.

Deri tani TAP ka përfunduar më shumë se 142 km tubacione të salduara, përgjatë rrugës tokësore të tubacionit në pjesën shqiptare.

Zëdhënësi i TAP në Shqipëri, Agim Fjolla tha për ATSH-në, se shtrirja e tubave ka përfunduar në 148 km nga 215 km të përgjithshme të linjës së gazsjellësit në Shqipëri.

Paralelisht me mbylljen e punimeve, po ecën edhe procesi i kthimit të tokës në gjendjen e mëparshme dhe përdorimi përsëri nga pronarët/përdoruesit.

Numri i të punësuarve drejtpërdrejt në TAP-it në Shqipëri, arrin në 2.750 persona, 84% e të cilëve janë punonjës shqiptarë.

Gjurma e gazsjellësit nis në afërsi të Kipoit, në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, kurse në Shqipëri përshkon qytetet Korçë, Berat dhe Fier, e del më pas në det për t’u lidhur me shtetin fqinj, Italinë.

Punimet në det nisin në vitin 2018 dhe parashikohet të zgjasë për disa muaj. Sipas ekspertëve, kjo është pjesa më e lehtë për shkak të zhvillimit teknologjik.

Ndërsa në vitin 2019, do të jetë periudha e testimit dhe komisionimit të projektit, sikurse vijon mbushja me gaz.

Gazi i parë do të transportohet nga fushat e Azerbajxhanit në Europën Perëndimore në vitin 2020.

Komentet
Top