Loading...

Shqipëri-Ukrainë mund të anulohet

shevcenko.jpg

Grumbullimi në Zvicër i përfaqësueses shqiptare të futbollit po kthehet çdo ditë e më shumë në një fiasko të vërtetë dhe Kristian Panuçi mund të detyrohet të kënaqet vetëm me disa ditë stërvitje në terrenet zvicerane e me miqësoren ndaj Kosovës. Kjo, pasi kushdo që ka organizuar këtë fazë përgatitore, as ka marrë parasysh se çfarë kushtesh duhet të përmbushin stadiumet ku duhet të luhen ndeshjet miqësore të cilat tashmë rrezikojnë seriozisht zhvillimin e ndeshjes miqësore ndaj Ukrianës.

Shkak bëhet kërkesa e Federatës Zvicerane që Shqipëria të mos luajë ndeshje në territorin e saj, përveç asaj ndaj Kosovës. Kjo ka bërë që ndeshja me Ukrainën fillimisht të ndërronte datë nga 2 në 3 qershor e më pas të zhvendosej në Evian të Francës. Por sipas Andri Shevçenkos, trajnerit të Ukrainës, kjo zhvendosje mund të sjellë anulimin e ndeshjes, për të cilën janë lajmëruar edhe UEFA e FIFA nga të dy palët.

“Ka dyshime nëse ndeshja e dytë mund të zhvillohet. Takimi ndaj Shqipërisë duhej të luhej në Zvicër. Për shkak se Zvicra nuk dha leje që takimi të luhej në territorin e saj, menaxheri që e organizoi e zhvendosi në Francë. Por stadiumi që ai siguroi nuk përshtatet me nivelin e skuadrave. Është e pamundur që të pritet tifozeri atje.

Ne i kemi dërguar letër FIFA-s, i kemi shkruar arsyet pse mund të mos zhvillohet kjo ndeshje, i të njëjtit mendim është edhe trajneri i Shqipërisë. Tani presim vendim nga FIFA. Ose ndeshja do të anulohet, ose menaxheri duhet të na sigurojë një stadium të ri. Nëse na gjen një stadium, do të luajmë ndeshjen. Është faji i menaxheri, jo i Federatave”, deklaroi Shevçenko duke shpjeguar situatën e krijuar me organizmin e ndeshjes.

Komentet
Top