Shqiptar Ermal Meta fiton Festivalin Sanremo – VIDEO

metya-moro.jpg

Nga Ferri në Parajsë! Mund të thuhet me plot gojën se kjo ka qenë kurba e çuditshme e ngjarjeve që i kanë çuar këngëtarët Ermal Meta dhe Fabrizio Moro drejt një suksesi sensacional në Festivalin e Sanremos. Në mesjavë ishin kandidatë për t’u përjashtuar, për shkak të akuzave për kopjim të këngës, kurse në fundjavë e shohin veten në majën e Olimpit të këngës italiane.

Kënga e tyre “Nuk na keni bërë asgjë”, me një tekst të fortë dhe linjë muzikore mjaft të gjetur, mroi mbi 50% të votave, mes tre finalistëve. Një fitore e padiskutueshme dhe e thellë për një këngë e cila fitoi të gjitha çmimet e audiencës së publikut italian, ende pa mbaruar Edicioni i 68 i Sanremos.

Një shqiptar ngjitet kështu në majën e skenës së Sanremos, duke gëzuar të gjithë bashkëqytetarët e tij në Shqipëri dhe Itali. Ermal Meta, i lindur në Fier dhe emigruar në moshë te re në vendin fqinjë, është sot një ndër firmat më të njohura të muzikës italiane. Sanremo që sonte flet edhe pak “shqip”!

Komentet
Top