Loading...

Shqiptarët në Zvicër shpëtojnë një fëmijë 4 vjeçar nga mbytja

simon-arben-559x396-1-696x385-640x354.jpg

Zëdhënësi i policisë së Kantonit Schwyz, David Mynall, është shprehur se “pa ndërhyrje e dy burrave, e gjithë kjo nuk do të kishte një përfundim të mirë”

Një vogëlush 4-vjeçar në mbrëmjen e të martës, nga shkaqe ende të panjohura ka rënë në ujin e ftohtë 8 gradë të liqenit në Lachen të Kantonit Schwyz. Vetëm falë ndihmës së shpejtë të dy burrave dhe një gruaje ai mundi të mbijetojë, shkruan 20minuten.ch.

Arben Bytyqi, 35-vjeçar kishte dashur të pinte një birrë në lokalin e afërm së bashku me kolegun e tij Simon Liechti (23 vjeç) pas mbarimit të orarit të punës. Fillimisht, kur kishin vërejtur se kishte një lëvizje në liqen, kishin menduar se ishte ndonjë rosë. “Por kur pamë se si vogëlushi me triko dhe me këpucë të bardha përpiqej të mbahej mbi ujë, ne vrapuam menjëherë drejt tij”, thotë Bytyqi, transmeton albinfo.ch. Arbeni është edhe vetë baba prandaj dhe kjo ndodhi e ka prekur në mënyrë të veçantë.

Pasi që fëmija ishte vetëm rreth gjysmë metri larg bregut, ata mundën ta nxjerrin, pa pasur nevojë të hyjnë vetë në ujë.

“Ne e nxorëm atë nga uji duke e kapur për duarsh”, thotë Simon Liechti.

Pastaj voegëlushi ka nxjerrë nga goja rreth gjysmë litri ujë, përcjell albinfo.ch. “Ne u ndiem të lehtësuar që ai ende ishte në jetë”, thonë shpëtimtarët. Ndërkohë aty ka ardhur edhe një grua 34 vjeçe, Katja Bläsi e cila e kishte shikuar skenën nga balkoni i hotelit të afërm dhe kishte sjellë batanije të leshta për ta tharë dhe ngrohur çunin e lagur e të ftohur. Ajo thotë se vogëlushi ka pasur fat që kanë qëlluar njerëz afër dhe e kanë parë në momentin e duhur.

Edhe zëdhënësi i policisë së Kantonit Schwyz, David Mynall është shprehur se “pa ndërhyrje e dy burrave, e gjithë kjo nuk do të kishte një përfundim të mirë”.

Ndërkohë ashpëtimtarët e kanë dorëzuar çunin në duart e shërbimit të ndihmës së shpejtë.

Pastaj ata i ka takuar edhe e ëma e djalit të shpëtuar, e cila i ka falënderuar përzemërisht. Ajo, pasi kishte vënë re mungesën e të birit, kishte njoftuar policinë për zhdukjen e tij, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq ende nuk dihen rrethanat se si është larguar ai nga mbikëqyrja e së ëmës.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media