Shqiptarët (S`) përkrahin ramjen e qeverisë Gruevski ! ?…

mehdi-1.jpg

Shkruan: Mr.sc.Mehdi Memeti

Qeveria Gruevski, duke mos i përjashtuar edhe shqiptarët pjesëmarës në te, flasin me gjuhën e turpit, urrejtjes, dhunës, matrapazllëkut ndaj shqiptarëve,e cila veç më kuptohet, sigurisht se na është e qartë të gjithëve, por më habit fakti se si opozita maqedonase,respektivisht LSDM, flet me një gjuhë jo mirë të artikuluar,me nje skepticizëm të paparë.Duke mos bashkëpunuar me partitë shqiptare opozitare dhe protestat të kishin karakter edhe më të gjëre gjithpërfshirës ,që vlerësojme se do të kishin peshë më të madhe.Dhe gjithësesi mos të pranonte të shkojë në Strasburg pa opozitën shqiptare.Duket qartë se lideri Z.Zoran Zajevi dëshiron të jetë si shpëtimtarë I maqedonasve dhe të tjerëve…

Ftojnë vazhdimisht shqiptarët në bashkangjitje të protestave, por partia e tij , nuk po i artikulon si duhet dhe sa duhet kërkesat e shqiptarëve.Duhet njeherë e përgjithmonë ta kenë të kjartë, se shqiptarët po e përcjellin me vëmendje gjithë situatën konfliktuoze në vend , dhe e kuptojnë fare mirë se cdo konflikt është problem , por cdo problem nuk është konflikt.

Nuk bien pre, me naivitetin e gjertanishëm të partis opozitare maqedonase, edhe pse shqiptarët është më se e vërtetë dhe pakurfar dyshimi, se e përkrahin plotësisht ramjen e kësaj qeverie ,kuptohet me përjashtim të disa mendjelehtëve,hajdutëve,matrapazave,interesxhinjeve, të apsurdit.Shiptarët, kan pasur reserve nga tubimi gjithpopullor,ndërsa do të ishte krejtësisht më ndryshe sikur të mendohej pak ma ndryshe.Skandali politik I montuar në Kumanovë gjithashtu e bëri të vehten.Sidoqoft mungoi sipas vlerësimit tonë transparenca.

Por, nje gjë duhet ditur; se pa u shpalosur mirë gjërat sic duhet për popullatën shqiptare, mendojmë se s`mban fare, sepse popullata shqiptare e ka shumë të kjartë dhe nuk hamendet në këte drejtim, e jo sic mendon opozita maqedonase. Kur vjen në shprehje për bisedime në,Strasburg e gjetiu,shqiptarët nuk duhet që të marin pjesë,s`ka nevojë për shqiptarëtatyre do tu tregojme se cka kemi bere ne.Qe don te thote se shqiptaret do te ngelin edhe me tej bira e fundit e kavallit,ndërsa kur vijnë në shprehje protestat thiremi që të jemi sa ma masovikisht.Cfar apsurdi?

Nga ana tjetër shtrohet pyetja ku janë partitë opozitare shqiptare a duhet dikush tu prije shqiptareve? Si po duket ne protestat e 17 majit shqiptarët përfshihen spontanisht si pula pa krye thënë shkurt u mungon Ogici.Nga ana tjetër shqiptarët pse nuk marrin pjes në bisedime? Problemi qëndron se ata nuk përfillen fare.Sipas lajmeve të fundit me që në të dy raundet e bisedimeve të palëve maqedonase në Strasburg,edhe pse s`ka zgjidhje konrete,raundin tjetër parashihet që të marin pjesë edhe shqiptarët.Shtrohet pyetja cilët parti ,qoft e Ahmetit qoft e Thacit, ,ata të cilët janë pjesë e qeveris Gruevski,Sakan legjitimitet keta parti ne popull,vertet per tu habitur, tingëllon sa paradoksale.Ata në vend që ta lëshojnë qeverinë,ata veprojnë të kundërtën bashkëqeverisin si dhe të bisedojnë për problemet dhe hallet e shqiptarëve, duke u thirur se gjoja I përfaqësojë ata.

Duhet nj;her; e p;rgjithmon t`u bëhet me dije, qoftë pozitës qoftë opozitës maqedonase, se shqiptarët janë faktor stabilizimi dhe destabilizimi në Maqëdoni.Kete s`duhet haruar asnjëherë.

Por, e verteta është se shqiptarët, në vazhdimësi kan qenë më tepër për stabilizim, se sa për destabilizim.Këte e vërtetojnë faktet e gjertanishme në këtë shtet , si dhe faktori I jashtem

respektivisht faktori ndërkombëtar,pse jo dhe vetë popullata maqedonase. Ky mesazh duhet të kuptohet, ma me seriozitet nga politikanët e këtij shteti, pavarësisht se kush janë, dhe kush do të jenë,e kush do të vijnë në udhheqësi të këtij shteti, duhet me qenë më të kujdesshëm sidomos ndaj shqiptarëve,sepse shqiptaret veç janë pështetur vërtetë për murri, ose sic shprehej Migjeni ”Kafshatë qe s`kaperdihet ”.

Përfundojmë:

Pavarsisht se ç`po ndodhë në Maqedoni, konfliktet ndëretnike I kan nxitur në vazhdimesi vet politikanet, e jo populli. Ndërkombëtarët që vijnë dhe do të vijnë në Maqedoni me misionet e tyre, të cilët veç e kanë të kjartëdhe e kuptojnë mire se shqiptarët, vërtet janë faktor shum I rëndesishem ne kete shtet, qoft për stabilizim qoft për destabilizim dhe ta perkujtojnë Londrën e vitit 1913, sepse ata e dine me mire se ne, historine tonë.

Komentet

Leave a Reply

Top