Shqiptari 18 vjeçar në provë te Roma

Sherri-2-500x500.jpg

Portieri 18-vjeçar i Vllaznisë, Alen Sherri, të hënën do të udhëtojë drejt Italisë për një provë katërditore te klubi i Romës. Një lajm shumë i mirë ky jo vetëm për këtë sportiest, por edhe për Akademinë e Vllaznisë, që vazhdon të nxjerrë lojtarë cilësorë, të cilët janë të kërkuar nga klube jashtë vendit. Fakti që Sherrit i ka ardhur kërkesa për t’u provuar te një klub si Roma, natyrisht që është pritur mjaft mirë prej tij dhe këtë e ka shprehur edhe në një prononcim për “Telesport.al”, kur ka thënë:

“Me thënë të drejtën ishte një lajm shumë i gëzueshëm për mua, për të shkuar në provë tek një ekip si Roma. Kjo besoj se është një ëndërr për të gjithë lojtarët, besoj se edhe për italianët e jo më për një lojtar shqiptar. Ka qenë një ftesë e papritur, që ma dha menaxheri, prandaj jam tej mase i gëzuar”. Kuptohet që kjo është vetëm provë, megjithatë vetë lojtari, i cili në dhjetor të këtij viti do të mbushë 18 vjeç, tashmë shpreson të ketë edhe fat në paraqitjet e tij para stafit teknik të Romës, në mënyrë që ata të japin OK-in e tyre për firmosjen e një kontrate profesioniste.

“Ju siguroj se do të jap më të mirën për të bindur stafin teknik të Romës për vlerat e mia. Dua ta kaloj me sukses këtë provë, sepse është një mundësi, e cila të jepet vetëm njëherë në jetë, prandaj dua ta shfrytëzoj në maksimum,” – vazhdon më pas portieri numër 2 i ekipit të parë të Vllaznisë. Paraqitjet e tij në fundin e sezonit të kaluar me këtë ekip, apo dhe ndeshjet e mira që ka zhvilluar me kombëtaren U-19, duket se kanë qenë arsyet pse stafi i Romës ka besuar tek ky lojtar për ta thirrur në provë. Sherri pranon se ka patur edhe oferta të tjera, megjithatë zgjodhi Romën për emrin dhe historinë e saj:
Sherri-1-653x420
“Të dhënat e mira që kam, ecuria e mirë në kombëtare dhe me Vllazninë, kanë bërë që të kem edhe oferta të tjera, megjithatë, bashkë me menaxherin zgjodhëm Romën, sepse ishte një ofertë shumë e mirë për mua”. Klubi i Romës i ka prerë edhe biletën e vajtjes dhe kthimit nga Italia, teksa nesër në drekë, portieri i dalë nga Akademia e Vllaznisë do të udhëtojë drejt Romës për t’u kthyer së andejmi ditën e enjte, kuptohet me shpresën e madhe që të marrë OK-in e firmosjes së një kontrate të mundshme me këtë klub të Serisë A.

Sherri është njëri nga sportistët e Akademisë së Vllaznisë, që po shkëlqen kohët e fundit dhe jo më kot është pjesë e ekipeve kombëtare. Ashtu siç janë thirrur së fundi edhe Gurishta e Hakaj në kombëtaren U-21, ndërsa Hebaj, Rajçeviç, Fangaj dhe Arifi janë thirrur në kombëtaret U-19 për ndeshjet miqësore Shqipëri-Kosovë.

Sherri është njëri nga sportistët e Akademisë së Vllaznisë, që po shkëlqen kohët e fundit dhe jo më kot është pjesë e ekipeve kombëtare. Ashtu siç janë thirrur së fundi edhe Gurishta e Hakaj në kombëtaren U-21, ndërsa Hebaj, Rajçeviç, Fangaj dhe Arifi janë thirrur në kombëtaret U-19 për ndeshjet miqësore Shqipëri-Kosovë.

Komentet

Leave a Reply

Top