Shqiptari dënohet sepse voziti i dehur dhe pa rrotë – FOTO

20150622230147374646.jpg

Një shofer me prejardhje nga Kosova është dënuar në Uells për shkak se është zënë duke ngarë në gjendje të dehur një veturë që nuk e kishte njërën gomë të përparme.

Ky nuk është dënimi i parë ndaj Ardian Totrakut pasi që ai në vitin 2001 ishte dënuar për ngasje pa leje dhe për ngasje pa sigurim.

Gjykata e njëjtë e ka dënuar edhe sot Totrakun për shkak se më 16 shkurt ishte ndalur nga policia të cilët e kishin kuptuar se ai kishte ngarë makinën nën ndikim të alkoolit. Ai u shpall fajtor për vozitje të rrezikshme dhe nën ndikimin e alkoolit.

David Thomas, që ishte në detyrë si polic në qytetin Pontypool atë ditë, thotë se Totraku ngiste Opel Corsa-n e tij të zezë “gjithandej si i çmendur”.

“Në rrotën e përparme të makinës së tij nuk kishte pneumatik dhe rrota kishte mbetur vetëm në disk. Madje edhe disku i frenimit i ishte harxhuar nga fërkimi i gjatë me asfaltin. Ai gërryente rrugën dhe gjatë gjithë kohës kishte flakë”, ka thënë Thomas.
Polici nisi ta ndiqte atë, por Totraku nuk u ndal deri sa vetura policore nuk i doli përpara.

Thomas thotë se më pas i largoi çelësat dhe e përshkroi Totrakun si “jashtëzakonisht të dehur” dhe që mbante erë alkooli. Ai dështoi në testin e parë të policisë për alkool dhe u arrestua. Edhe një test tjetër i ishte bërë në stacionin policor kur edhe u kuptua se ai kishte konsumuar tre herë më shumë alkool sesa sasia e lejuar për vozitje.

“Ai e ka pranuar përgjegjësinë dhe mendon se kjo ishte krejt një ëndërr e keqe. Ai nuk mund të besojë se ishte kaq budalla”, ka thënë avokati mbrojtës i shqiptarit, Andrew Twanlow.

Ndaj tij u shqiptua dënim me kusht për tetë muaj dhe iu mor leja për tri vjet. Ai duhet të mbajë aktivitet rehabilitimi për 15 ditë dhe të punojë 150 orë punë komuniteti pa pagesë. Po ashtu ai duhet të paguajë edhe 1200 funte.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top