Loading...

Shqiptari i revoltuar: Firma e lidhur me pushtetin nuk na jep rrogat…

94793ab89f009340ccbde0ef1619da553d-w1920-h733.png

Shqiptari i revoltuar: Firma maqedonase NIKOB e lidhur me shtetin nuk na jep as rroga, as k15…

Një shqiptar i revoltuar, i punësuar në kompaninë e sigurimit NIKOB, e cila njihet për marrëdhëniet e ngushta me pushtetin, ka shprehur dëshprimin e tij duke kontaktuar portalin tonë. Ai thotë se kompanija ku punon ai refuzon t’u japë punëtorëve rrogën e trembëdhjete të cilën ua garanton ligji, si dhe ka filluar t’ua vonojë rrogat nga një muaj, dhe thotë se këtë liri e merr nga lidhjet me pushtetin.

Kështu ka shkruar ai: “Ma gjersisht na kan than se nuk keni k15. Nuk e di per qfar arsye mo sme dhan edhe ja po ju tregoj se ja sod 28 Nentor ala rrogat nuk naj kan shlu a kontraten e kemi deri 25 mej shlu rrogat, a kta her me 28 her met parin naj shlojn, edhe per k15 kan qu njerzt shka jan kryesor erdhen na than se firma nuk shlon k15 kinse ska te ardhura a tenderat i ka mar prej evn. Se di ate her si ju japin tendera nje firme kur sasht e aft ti paguan puntort me koh. Te jet problemi veq per nje muaj po kjo secilin muaj luan me nervat tona me ndjenjat tona a evn-ja ja shlon me te parin paret nikobit ksaj firme ku jemi ne, e kjo sedi shka asht ka ban kjo ash e gjitha”.

Ky mesazh na ka ardhur pasiqë i kemi kërkuar shpjegim më të gjërësishëm të mesazhit të parë që pranuam nga ai ku thoshte: ne na ka than firma NIKOB se skemi per te pas k15 ku te ankohemi kur kjo firm asht me shtetin me qeverin kush e denon ket firm?”.

Identiteti i denoncuesit nuk është bërë i ditur që të ruhet siguria dhe integriteti i tij. Mirëpo, shqiptarit të revoltuar i premtuam se kjo padrejtësi nuk do të mbetet pa u kuptuar nga të tjerët.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media