Shqiptari që bëri bujë me portretin e Papa Françeskut në picë – FOTO

20151011103055726646.jpg

Imazhi i Papa Françeskut është i njohur nëpër gjithë botën. Një klikim i shpejtë në internet mjafton për ta parë portretizimin e tij në shprehje të ndryshme artistike.

Por në shtatorin e këtij viti imazhi i Papës u pa në një version krejt ndryshe. Një emigrant shqiptar në New York bëri bujë me picën ku portretizoi Papën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Picamanit të “Bleecker Street Pizza” me prejardhje nga Korça iu deshën më shumë se 3 orë për të bërë picën që iu dedikua vizitës së parë të Papa Françeskut në New York. Mes datave 23 e 25 shtator, Toni Salihaj do të bëhej një prej kuzhinierëve më të përfolur në qytet.

“Ishin dy ditë ‘super crazy’ (shumë të çmendura)’”, ka thënë ai në një bisedë për “Kohën Ditore”, të realizuar nëpërmjet telefonit.

Bashkëpronari i një prej picerive më të mira në qytetin e New Yorkut rrëfen se si për krijimin e portretit të Papës në picë ishte bërë shkak një gazetë lokale që do t’ia dedikonte një hapësirë speciale vizitës së Atit të Shenjtë, që në Kongresin Amerikan kishte bërë thirrje për veprim lidhur me çështje si emigracioni, ndryshimet klimatike, varfëria.

20151011103026462

20151011103043238

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top