Loading...

Shqiptari shpallet kampion bote në biliardo, ja sa dollarë ka fituar

jpp_wps2017_S2_pr_day4_kaci.jpg

Eklent Kaçi është vetëm 18 vjeç dhe është shpallur kampion bote në bilardo.

I riu nga Laçi ka triumfuar në finalen e “US Open 8-Ball” duke mundur finlandezin Petri Makkonen në turneun Botëror të Bilardos në New York dhe duke inkasuar 20.000$.

“Kam punuar shumë për këtë ditë, nuk ishte aspak e lehtë fitorja, por jam shumë i lumtur që tani jam numri një në botë”, është shprehur sportisti.

Eklent Kaçi ka lindur në Laç, Kurbin më 29 janar 1999, ndërsa sportin e bilardos ka nisur ta ushtrojë në moshën 8-vjeçare.

Komentet
Top