Loading...

Shqiptaro-gjermani: Do të punësojmë 100 infermiere nga Maqedonia!

me1.jpg

Protagonisti i rradhës “3 pyetje nga Mensur Krasniqi”, ndryshe nga të tjerat, kësaj rradhe si bashkëbisedues e kemi zëvendës kryetarin e Unionit shqiptaro-gjerman për Integrim, Mevaip Bearin nga Esseni i Gjermanisë. Ai në kuadër të kësaj interviste ka sqaruar mbi nevojat e mërgimtarëve shqiptarë në këtë shtet, misionin e Unionit, dhe problematikat me të cilat më së shpeshti ballafaqohen shqiptarët atje. Përveç tjerash, Beari ka informuar për projektin e ri që e kanë propozuar deri te komuna gjermane për t’ia mundësuar atyre ndërmjetësimin që të punësojnë100 infermierë nga Maqedonia dhe Kosova. Po sa të aprovohet ky propozim, Unioni shqiptaro-gjerman për Integrim do të hap konkurs, me ç’rast i njëjti do të publikohet edhe në uebfaqen e portalit Almakos dhe portalit Shqipmedia. Ndryshe Mevaip Beari ndodhet në Gjermani që nga fëmijëria e tij, ndërsa me profesion është ekspert i infermierisë, dhe anëtarë në partinë e kancelares gjermane, Angjela Merkel.

Mensur Krasniqi: Si lindi ideja për themelimin e Unionit shqiptaro-gjerman për Integrim?

Mevaip Beari: Ideja për themelimin e këtij unioni ka qenë e inicuar nga kryetari i këtij unioni Besnik Kelmendi. Kësaj iniciative më tutje i janë bashkangjitur edhe shumë të tjerë të interesuar. Në këtë union momentalisht ka mbi 100 anëtarë dhe çdo anëtarë ka një profesion të caktuar nëpërmjet të cilit jep edhe kontributin e tij me qëllim të orientimit të shqiptarëve në sektore të caktuara rreth problematikave të tyre.

Mensur Krasniqi: Cili është misioni juaj?

Mevaip Beari:
Misioni jonë kryesorë është mbështetja e mërgimtarëve shqiptarë për tu inkuadruar në shoqatat civile apo shoqërore të Republikës Gjermane. Nëpërmjet organizatës tonë mundësohet që të gjithë të interesuarve që kanë problem po supozojmë me nostrifikimin e diplomave, ne i ndihmojmë lidhur me procedurat, këshillat juridike, arsimore etj. Ky Union është themeluar para 1 viti si rezultat i nevojave të qytetarëve shqiptarë në qytetin e Essenit. Në këtë qytet jetojnë mbi 600 mijë banorë, prej të cilëve afër 3000 janë shqiptarë. Ndryshe t’ju njoftoj se tashmë ne si shoqatë kemi përgatitur një projekt me të cilin i kemi propozuar komunës tonë që t’na lejon të shpallim konkurs në Maqedoni dhe Kosovë për pranimin e mbi 100 infermierëve në shtëpinë e pleqve këtu në Gjermani. Përveç kësaj ne kemi edhe një shkollë që financohet poashtu edhe nga paratë e shtetit për mësim të gjuhës shqipe. Në këtë shkollë fëmijët kanë mundësi që të rruajnë identitetin e tyre dhe mos të harrojnë të flasin shqip. Poashtu ne si shoqatë mundohemi edhe në forma tjera që të jemi në shërbim të qytetarëve shqiptar. Misioni kryesor është të jemi ura lidhëse ndërmjet shqiptarëve dhe institucioneve.

Mensur Krasniqi: Me cilat probleme më së shumti ballafaqohen shqiptarët atje?

Mevaip Beari: Ashtu siç i përmenda shqiptarët në Gjermani si çdo minoritet tjetër ndonjëherë dijnë të ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme. Këto probleme mund të jenë mungesa e kontakteve për socializim shoqëror, probleme të dokumentacioneve, rrafshim kreativ, kulturor, zbavitës etj. Kështu ne si Shoqatë shpresojmë që të jemi në shërbim të tyre në mënyrë që të ndjehen si qytetar i barabartë me gjithë bashkëqytetarët tjerë. /Almakos

Komentet
Top