Loading...

Shtetasi maqedonas e parkon gabimisht kamionin në autostradë, lëndohet një vozitës gjerman

maq.jpg

Një kamion i parkuar gabimisht në autostradën A3 të Gjermanisë në afërsi të Würzburgut, në hyrje të pushimores Strietwald, natën e së mërkurës ka shkaktuar aksident komunikacioni.

Rreth orës 04.00, një furgon që lëvizte në drejtim të Würzburgut, ka dashur të futet në pushimoren e Aschaffenburgut. Por, me vonesë të madhe ai e vërejti kamionin e parkuar gabimisht dhe të pandriçuar, duke e goditur në kënd. Për shkak të parkingut të stërmbushur, vozitësi 52-vjeçar maqedonas i kamionit ka dashur ta shfrytëzojë kohën e tij të pushimit ligjor, por nuk ka mundur të gjejë vend, prandaj ai është ndalur në hyrje të parkingut, që përbën një ndalesë ligjore. Për të siguruar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, prapa automjetit ka ngjitur një jelek të verdhë të sigurisë në këndin e majtë, ndërsa kamioni nuk ka qenë sa duhet i ndriçuar. Përderisa vozitësi maqedonas i kamionit ka kaluar pa asnjë lëndim, shtetasi 66-vjeçar gjerman i furgonit Renault ka pësuar lëndime të lehta. Pas një përkujdesjeje mjekësore në vendngjarje, ai është dërguar në spitalin më të afërt. Automjeti i tij ka pësuar dëm total dhe është dashur të tërhiqet nga vendi i ngjarjes, ndërsa kamioni ka mundur edhe më tej të qarkullojë në komunikacion, shkruan „mein-echo“, përcjellë „Shtegu.com“. Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar arrin shifrat në rreth 10.000 euro.
Vozitësi maqedonas do të paditet penalisht për parkim të ndaluar të automjetit në autostradë dhe për shkaktim të lëndimeve trupore nga pakujdesia. Për këtë, ai është dashur të depozojë një sasi të hollash.

Komentet
Top