Loading...

Shteti do të mbështesë biznese inovative me rritje të shpejtë

MILA-CAROVSKA-MEDIAL-800x445.jpg

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski sot, si pjesë e Panarit për karrierë, para të rinjve në Manastir e prezantuan masën e re nga Plani operativ për punësim që ka të bëjë me bizneset inovative me rritje të shpejtë.

Siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, është paraparë që kjo masë të përfshihet në Programin ekzistues për mbështetje për vetëpunësim. Fokusi do të vendoset tek sipërmarrësit e rinj dhe përveç ndihmës financiare me masën ofrohet edhe ndihma e ekspertëve, si dhe mundësia për financim të mëtutjeshëm të kompanive të themeluara me këtë Program përmes instrumenteve të Fondit.

“Deri më tani, nga ana e shtetit nuk është ofruar sistem i rrumbullaksuar të mbështetjes për formimin e një lloji të tillë të biznesit, që do të përmbajë si ekspertizë ashtu edhe mbështetje financiare. Qëllimi këtij programi është pjesë e mjeteve të dedikuara për grante për vetëpunësim të shfrytëzohen për krijimin e bazës për zhvillim të biznesit me rritje të shpejtë, i cili më tej do të vazhdojë të financohet përmes Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik”, theksoi ministrja Carovska, e cila e prezantoi masën.

Carovska, siç theksohet, potencoi se të gjitha instrumentet ekzistuese për mbështetje të Fondit kanë të bëjnë në ndërmarrjet tani më të themeluara dhe nuk e përfshijnë fazën e zhvillimit nga “ideja” deri në “koncept të dëshmuar” ose “prototip”. Masa e re do ta përhapë përfshirjen e financimit të inovacioneve ndaj tërë grupit të personave fizikë dhe ndaj disa pjesëve të ciklit inovativ të cilët deri më tani nuk janë të përfshirë përmes instrumenteve të Fondit.

Drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski theksoi se me këtë masë do të ofrohet trajnim i specializuar dhe mjete financiare për të gjithë të rinjtë të cilët kanë ide dhe potencial për formimin e kompanive me rritje të shpejtë.

Vendosja e kësaj mase duhet të kontribuojë për qëndrueshmëri më të madhe të Programit për vetëpunësim dhe krijim të ciklit pozitiv të punësimeve shtesë në bizneset me rritje të shpejtë. Njëkohësisht në FIZHT do të arrijnë një numër i madh i aplikacioneve më cilësore nga kompanitë e sapoformuara.

Komentet
Top