Shteti shqiptar gati ti godasë 38 grupet kriminale në vend

Policia-ne-Elbasan-Arena-665x400-658x396.jpg

Dosjet e 38 grupeve kriminale që janë në dorë të Task Forcës, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit, përmbajnë të dhëna për aktivitetin kriminal në Shqipëri. Report TV u interesua pranë Task-forcës, ku burime kofidenciale dhanë detaje se çfarë përmbajën dosjet e grupeve të strukturuara kriminale. Bëhet fjalë për informacione që ndodhet në këto dosje për sa i përket aktivitetit kriminal brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku përfshihen të dhëna për trafikun e drogës, prositucionin apo vepra të tjera penale.

Gjithashtu në këto dosje ka të dhënë për pasuritë që mendohet se kanë vendosur nga aktiviteti kriminal, ku përfshihet pronat e patundshme, bizneset, transaksionet bankare apo kontrata shit-blerje.

Gjithashtu në dosje ndodhen përgjimet që u janë bërë këtyre grupeve kriminale. Nga përgjimet ka rezultuar se anëtarë të grupeve kriminale në disa raste janë takuar edhe me oficerë policie. Burime jozyrtare thanë për Report TV se në disa raste anëtarët e grupeve kriminale kanë komunikuar edhe me politikanë të ndryshëm, apo ish zyrtarë të lartë.

Përgjimet për këto grupe kriminale janë kryer nga Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria, por edhe Policia e Shtetit Dosjet janë sekrete dhe informacion për to ka vetëm Drejtori i Policisë, Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, Kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i SHISH Helidon Bendo.

Komentet
Loading...
Top