Loading...

Shuhet shkrimtari i madh Dritëro Agolli

driteroagolli_0011.jpg

Shkrimtari i madh, Dritëro Agolli është shuar mesditën e sotme në Sanatoriumin e Tiranës ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh.

Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar shumë kohët e fundit, madje pak ditë më parë ishin familjarët dhe mjekët që ngulën këmbë se duhej të shtrohej, po në vend që të përmirësohej i madhi i letrave ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës.

Komentet

0 thoughts on “Shuhet shkrimtari i madh Dritëro Agolli”

  1. Avatar77 says:

    Bravo Tariq!

  2. Snap says:

    Tariq, ti je nga familja vllezerve musliman te Mohammed Morsi’t i cili deshtoi nga regjimi diktator gjeneralit Sisi,
    Na trego kush ta mbyti babain ty?edhe perse ti dhe vellezerit e tu iket nga Egjipti shkuat Azil ne Zvicer!!?
    tani flet siq te thot Evropa te flasish,
    Shiqo ti problemet e shtepis jote e mandej jep ideja per tek fqinjet se qndodh.

  3. aaaa says:

    Bravo

  4. jo says:

    nuk ka rendesi se kush e thot ket te vertet por rendesi ka se ne ket luft te turpshme dhe primitive nuk ka as nje arsietim per pjesmarje kjo eshte luft e agenteve dhe luft e budallenjve.
    pershendetje

  5. Snap says:

    edhe un jam kundra atyre qe shkojn te luftojn atje por ky personi i ka punet llug ne shtepi te vet e ketu jep mendime

  6. Emri says:

    Shqiptaret apo internacionalistet e tjere qe shkojne te vriten ne Siri nuk shkojne se ju plasi … per Sirine apo popullin atje por shkojne se ju ka ardhur mundesia per te rene shehid ije nga jeta ne menyre te ligjeshme, ikje prej veshtirsive drejt e ne xhehnet, aty shohin shpetimin nga kriza individuale shpirterore qe kane, me ta duhet te merret seriozisht mjeksia por edhe organet e rendit

Top