Loading...

Shumë qytete me ndotje alarmante të ajrit

ndotja-e-ajrit-900x445.jpg

Ndotja e ajrit edhe sot në nivele shqetësuese përkundër masave urgjente të autoriteteve të cilat ende pa një rezultat konkret. Stacionet matëse të ministrisë së Ambientit Jetësor kanë renditur Manastirin, Strumicën, Tetovën si dhe komunat e kryeqytetit në krye të listës së rajoneve më të ndotura, ku prania e grimcave PM10 është shumë herë mbi normat e lejuara. Sektori civil kërkon nga Qeveria që problemit me ndotjen t’i qaset më profesionalisht.

Mendoj se duhet punuar më ndryshe që të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme sepse masat dy-tre ditore nuk janë të mjaftueshme për shëndetin pasi ato merren në raste ekstreme kur ndotja është ende më e lartë, ndërkohë ne çdo ditë thithim ajër të ndotur. 1:50 Duhet të kyçet ekip shkencor për zgjidhjen e këtij problemi, të gjendet shkaktari kryesor i ndotjes, kush ndot dhe atëherë të ndërmerren masa konkrete”.  –u shpreh Jovan Mazgzanski,  Shoqata EkoSkop

Nga ana tjetër Ambulancat e pediatrisë në gjithë vendin janë të stërmbushura me fëmijë me simptome të infektimeve të frymëmarrjes  Vetëm në Klinikën e Fëmijëve në Shkup momentalisht të shtrirë janë rreth 130 fëmijë.

Gjatë ditës afërsisht rreth 30 pacientë paraqiten në Klinikën tonë, por gjatë ndërrimit të dytë kur mjekët amë nuk punojnë, atëherë ky numër shkon madje në rreth 70 pacientë të cilët i drejtohen Klinikës për ndihmë….Vijnë me simptome të kollitjes, frymëmarrje të rëndë, shtrëngime në gjoks, temperaturë të lartë dhe humbje të lëngjeve trupore, vjellje etj. Për momentin 130 fëmijë janë të hospitalizuar”.  –tha Maja Ivanovska, Pedijatër Klinika e Sëmundje për fëmijë, Shkup

Që kur niveli i ajrit rezulton tejet i lartë, ministria e Shëndetësisë hapi tre pika kujdestarie brenda Shkupit, për të evituar radhët në Klinikën shtetërore të fëmijëve në Shkup. Por megjithatë përsëri shumica e prindërve dërgojnë fëmijët në Klinikën kryesore. Gjatë javës së shkuar ministria e Ambientit Jetësor shpalosi programin për ajër të pastër i cili pritet të zbatohet brenda 2019-tës, por sektori civil doli me kritika të shumta duke u shprehur skeptikë mbi këto masa ndërsa kërkoi zbatimin e politika të qëndrueshme afatgjata.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media