Loading...

Si mund të shëroni dhimbjen e kokës pa ilaçe

0-161.jpg

Dhimbjet e kokës shkaktohen nga faktorë të ndrysëm, si stresi, lodhja, ndryshimet hormonale e të tjera.

Fatmirësisht, ka disa mënyra natyrale për t’i lehtësuar dhimbjet pa përdorur ilaçe.

Ja një kurë natyrale me xhenxhefil. Si përbërës mund të përdorni 4 filxhanë ujë, lëngun e dy limonëve të athët, 1 filxhan me xhenxhefil të qëruar dhe të grirë dhe 1 lugë çaji mjaltë.

Për të përgatitur fillimisht duhet të zieni ujin, sapo të fillojë të vlojë uji, hidhni xhenxhefilin, transmeton kp.

Më pas, ulni nxehtësinë dhe lëreni xhenxhefilin të shkrihet në ujë për të paktën 5 minuta. Në përfundim shtypeni mirë që të dalë lëngu dhe më pas shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.

Komentet
Top