Si ta kuptoni se jeni të dehidratuar?

0126.jpg

Kur është fjala për hidratimin e trupit, ekspertët bien dakord me atë se mungesa e ujit në trup mund të krijojë probleme të rënda shëndetësore. Ata të cilët ushtrojnë rregullisht, duhet para se gjithash t’i kushtojnë vëmendje sasisë së lëngut që e konsumojnë. Shikoni se cilat janë tri shenjat më të zakonshme që tregojnë se jeni të dehidratuar.

– Keni dhimbje koke të shpeshta: Trupi juaj vazhdimisht humb lëngjet dhe me to edhe kripërat thelbësore, të tilla si: natriumin dhe kaliumin. Kur kjo ndodh ndryshohet përbërja kimike në gjak, kurse truri është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kësaj, sepse merr më pak oksigjen, prandaj shfaqen dhimbjet e kokës. Sa më shumë që jeni të dehidratuar, dhimbjet e kokës do të jenë më të mëdha dhe më të shpeshta.

– Urina ka ngjyrë të errët të verdhë: Arsyeja se pse kjo ndodh është se në urinë ka një përqendrim të lartë të substancave të dëmshme. Kur pini shumë ujë, këto substanca lehtë mund të largohen nga trupi, por kur kjo nuk është ato qëndrojnë në urinë, kështu që ajo ka një aromë dhe ngjyrë të fortë.

– Kapsllëku: Ashtu si në pikën e mëparshme, mungesa e ujit pengon substancat e dëmshme të kalojnë përmes zorrës së trashë dhe të dalin jashtë trupit. Prandaj, ushqimi qëndron në zorrë dhe vije deri te kapsllëku.

Komentet

Leave a Reply

Top