Loading...

Nis Lotaria Amerikane

1209222107512382-600x488.jpg

Ambasada e Shteteve Bashkuar në Tiranë njofton se me 4 tetor nisin regjistrimet për Lotarinë DV-2018, por me disa rregulla të reja.

Njoftimi i ambasadës:

Regjistrimet për Lotarinë DV-2018: Lajm i mirë! Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar.

Lexoni këtu më shumë: https://tirana.usembassy.gov/dv.html. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.

Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë.

Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.

Lotaria DV-2017, Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu: http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.

Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin.

Komentet
Top