Loading...

Si të mbrohemi dhe si të reagojmë kur ka tërmet

termeti-111111.jpg

Dy lëkundje sizmike goditën Maqedoninë sot.

Por si duhet të reagojmë dhe të mbrohemi kur bien termete?

Çfarë duhet të bëjmë kur tërmeti na gjen brenda në banese? Po nëse tërmeti bie gjatë kohës kur jemi në rrugë apo ambiente publike?

Kliko-linkun për udhëzime me ilustrime: https://albania.savethechildren.net/sites/albania.savethechildren.net/files/library/DRR%20instructional%20booklet%202014.pdf

Ose lexo në vazhdim:

1.Siguroni veten. Në momentin kur ndjeni lëkundjen e parë mos u frikësoni por siguroni veten në një ambjen të përshtatshëm. Futuni poshtë një tavoline të gjerë, larg objekteve të shtëpisë që mund të bien mbi ju.

2.Ruani qetësinë. Kontrolloni të gjitha elektroshtëpiaket në shtëpi që mund të shkaktojnë zjarr. Fikini ato kur lëkundjet të jenë qetësuar.

3.Qetësohuni. Paniku mund të shkaktojë lëndime tek ju. Kini kujdes nga objektet e rëna apo gotat e thyera nëpër shtëpi. Qëndroni brenda sepse gjatë daljes xhamat e dritareve ose tjegullat e çatisë mund të bien mbi ju. Dilni jashtë kur lëkundjet të jenë zvogëluar.

4.Siguroni që keni mundësi të dilni jashtë. Kontrolloni dyert dhe dritaret që të jenë të hapura.

5.Qëndroni larg banesave dhe objekteve që mund të bien mbi ju nëse jeni në ambiente të hapura.

6.Qëndroni larg zjarreve dhe tsunameve. Mundohuni të largoheni sa më parë vendeve të cilat mund të përfshihen nga zjarret, ose vendet të cilat mund të preken nga tsunami.

7.Informohuni. Merrni informacionet e duhura nga mediat, radio, televizioni dhe autoritetet lokale.

8.Siguroni që familjarët dhe fqinjët tuaj janë mirë.

9.Punoni sëbashku për t’u ardhur në ndihmë të lënduarëve nga tërmeti.

10.Siguroni përpara evakuimit që energjia elektrike ose gazi të jenë fikur.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media