Loading...

Si të zbardhni dhëmbët në pak minuta

auto_Screenshot_151520447734-770x433.png

Sa herë mund të ju kenë thënë të tjerët të bëheni doktori i vetes? E pra kanë të drejtë. Përveç kujdesit të duhur që merret në qendra shëndetësore, jo për çdo dhimbje koke apo luhatje tensioni të shkoni në urgjencë.

Nuk është fjala vetëm për shqetësime të tilla, por dhe për kujdesje të tjera si për shembull shëndeti oral.

Sigurisht ju nuk mund të trajtoni në kushte shtëpie probleme si mbushja e një dhëmballe apo heqja e një dhëmbi, por gjëra të tjera si pastrimi i dhëmbëve po!

E mund ta bëni fare lehtë me produkte të cilat janë pjesë e konsumit të përditshëm. Bëhet fjalë për sodën e bukës.

Në sa e sa mënyra keni parë të përdoret soda e bukës, përjashtim nuk është as shëndeti i gojës. Ju mund të zbardhi në 2 minuta dhëmbët tuaj.

Ajo çfarë duhet të bëni është përzierja e pak lëngu limoni me sodë buke në një tas dhe lyerja e furçës së dhëmbëve në këtë preparat.

Fërkojini dhëmbët tuaj sikur po i lani, por mos e mbani më shumë se 2 minuta furçën në dhëmbë, sepse soda është acid i fortë.

Përsëriteni një apo 2 herë në javë këtë procedurë deri sat ë arrini rezultatin e dëshiruar.

Komentet
Top