Si të zgjidhni një shalqi të ëmbël

shalqi-ok-600x445.jpg

Shalqini është një prej frutave më të preferuara gjatë verës, pikërisht për freskinë dhe ëmbëlsinë e tij. Ai është i përbërë nga rreth 94% ujë ka vetëm një përqindje të ulët të proteinave dhe fibra ushqimore, si sheqerna, minerale, vitaminat A , C, PP, B2, vitamina B1.

Por si të zgjedhim në treg një shalqi të ëmbël?

Kur të blini një shalqi duhet të shihni me kujdes fundin. Nëse vijat janë pranë njëra-tjerës, kjo tregon që lëkura e tij është e hollë dhe ai është më i shijshëm.
Shalqini me bishtin e përdredhur është më i ëmbël se ai me bishtin e drejtë.
Ngjyra e errët e lëkurës së shalqinit është shenjë që ai është më i ëmbël.
Nëse viza e shalqini duken më qartë, tregon se ai ka një shije më të mirë.

Komentet
Loading...
Top