Si t’i largoni njollat e ndryshme nga rrobat?

0320.jpg

Sa herë ju ka ndodhur që të derdhni diçka në këmishën tuaj të preferuar dhe pastaj nxitoni në banjë në përpjekje për të hequr njollat? Edhe në qoftë se menjëherë e pastroni me ujë, njollat mund të mbeten. Ajo çfarë ndoshta nuk e dini është se secili vend i njollosur duhet të trajtohet në mënyra të ndryshme, prandaj këtu janë disa mënyra efektive për të hequr qafe format më të zakonshme të njollave.

– Çokollata: Mundohuni të largoni sa më shumë çokollatë të jetë e mundur me një thikë me teh të topitur. Pastaj zhytni rrobat në ujë të ngrohtë me sapun dhe nëse njolla ngjyrë kafe është ende e dukshme, shtoni sasinë e sapunit të lëngët dhe shpëlajeni tërësisht me ujë të ngrohtë.

– Kozmetika: Para se t’i futni rrobat në makinë larëse për pastrim, njollat së pari i fërkoni mirë me sapunin për heqjen e njollave apo me një pastë të fituar nga detergjenti dhe uji.

– Vaji: Me anë të letrës së butë përpiquni të absorboni sa më shumë vaj. Pastaj hidhni detergjent të lëngshëm në njolla, dhe le të qëndrojë për 15-20 minuta. Pas kësaj, pastroni detergjentin me ujë të ngrohtë. Një metodë alternative për pastrim është për të vënë letër në të dy anët e njollave dhe të përdorni hekurin mbi letër.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top