Si t’i largoni shtresat dhjamore nga barku?

082.jpg

Të gjithë që e kanë provuar e dinë se nuk është lehtë për të reduktuar shtresën dhjamore në bark. Në fakt, dhjami në këtë pjesë të trupit lidhet ngushtë me shfaqjen e sëmundjeve kardiake, diabetit tip 2, rezistencën nga insulina dhe disa lloje tumoresh.

Nëse dieta dhe ushtrimet nuk ndihmojnë, ajo mund të jetë pasojë e hormoneve, e viteve dhe e gjenetikës.

– Plakja: Me kalimin e viteve trupi modifikon metabolizmin e tij dhe bashkë me të edhe kaloritë e afta për t’u djegur normalisht. Te burrat dhe gratë metabolizmi ngadalësohet me moshën dhe zvogëlohet numri i kalorive, që i duhen trupit për funksionet e nevojshme. Përveç kësaj, gratë duhet të përballen me menopauzën. Nëse gjatë menopauzës shtojnë peshë, ato zakonisht shtojnë peshë në zonën e stomakut. Menopauza ngadalëson prodhimin e hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit, kurse nivelet e testosteronit bien, por me një ritëm më të ngadaltë. Këto ndryshime hormonale ndikojnë në faktin, që gratë të fitojnë shtresë dhjamore në zonën e stomakut.

– Ushtrime të gabuara fizike: Nëse mendoni se mund ta zhdukni barkun me një korsetë të shtrënguar e keni shumë gabim. Për të rritur sasinë e kalorive të djegura duhet forcuar muskulatura. Ndaj është më mirë nëse i drejtoheni peshave dhe ushqimeve që rrisin aktivitetin kardio-muskular. Gjatë javës rekomandohen 250 minuta ushtrime me intensitet të moderuar ose 125 minuta ushtrime me intensitet të lartë.

– Ushqimet e përpunuara: Dhjami në bark është i lidhur drejtpërdrejt me mënyrën e të ushqyerit. Konsumi i tepërt i karbohidrateve të rafinuara si: buka e bardhë dhe patatinat, apo sheqeri, që merrni nëpërmjet ëmbëlsirave dhe pijeve të ëmbla, kanë të njëjtin efekt. Dhjami i barkut është i lidhur me inflamacionet, kështu që nëse hani shumë ushqime të përpunuara, mund të sabotoni veten. Pemët, perimet dhe drithërat me krunde përmbajnë plot antioksidantë, të cilat kanë veti kundër inflamacioneve dhe mund të parandalojnë akumulimin e dhjamit në stomak.

– Stresi: Sa më shumë që jeni të stresuar, më vështirë do të jetë për të humbur peshë, sidomos rreth belit. Dhe jo vetëm që do të konsumoni më shumë ushqim kur jeni nën stres, por nuk zgjidhni ushqimin adekuat. Fajtori kryesor është hormoni i stresit, kortizoli, i cili mund të rrisë sasinë e yndyrës që grumbullon trupi juaj.

– Gjumi i mangët: Një studim, i cili zgjati 16 vjet, zbuloi se femrat që kanë fjetur më pak se 5 orë, kanë 30 për qind më shumë gjasa për të fituar peshë deri në 15 kilogramë më shumë se ato që flinin shtatë orë. Rekomandohet tetë orë gjumë.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top