Si t’i njihni shenjat e para të depresionit

depressed-woman-400x400.jpg

Një nga hapat e parë drejt shërimit të cilësdo sëmundje është diagnostikimi. Kur bëhet fjalë për depresionin, kjo është shumë e komplikuar, sepse njerëzit në përgjithësi e mohojnë që kanë ndonjë problem. Në vijim do të shkruajmë në lidhje me shenjat, të cilat assesi nuk duhet t’i injoroni.

Në shumicën e rasteve, njerëzit i pengon frika prej stigmatizimit kur duan të pranojnë se kanë ndonjë problem. Gjithmonë më parë do të pranojmë se jemi nën stres ose jemi të lodhur sesa që jemi në depresion. Ekziston një dallim i madh mes stresit dhe depresionit, dhe ja se si t’i dalloni.

1. I kryeni me vështirësi detyrat e përditshme

Dallimi kryesor në mes të stresit dhe depresionit është se njerëzit që janë nën stres në përgjithësi mund të funksionojnë dhe t’i kryejnë detyrat e përditshme, si në shtëpi, ashtu edhe në punë. Por ata që vuajnë nga depresioni, kryesisht kanë pengesa fizike ose psikologjike për t’i kryer detyrat edhe më banale, si dushi, ngritja nga shtrati, aktivitetet sociale, shkuarja në punë, dhe madje edhe për të ngrënë. Të gjitha këto njerëzve që vuajnë nga depresioni mund t’u duken një sfidë e dhimbshme.

2. Pagjumësia

Problemet me gjumë nuk duhet të injorohen kurrsesi. Edhe para se ta pini tabletën për gjumë duhet të mendoni për shkaqet, dhe jo vetëm t’i shëroni pasojat.

Jo vetëm pagjumësia, por edhe cilësia e gjumit (rrotullimi gjithë natën, ose zgjimi disa herë gjatë natës) mund të jetë një simptomë e depresionit.

3. Nuk harroni

Nëse vazhdimisht mendoni për grindjen me nënën, partnerin ose shokun/shoqen tuaj më të mirë dhe thjesht nuk mund të “harroni”, diçka nuk është si duhet. Edhe në qoftë se në situatat kur jeni në shtëpi apo jashtë me shoqëri, ju nuk mund t’u rezistoni mendimeve dhe nervozit, ndoshta arsyeja mund të jetë pak më e madhe.

Kjo formë e të menduarit obsesiv është një nga treguesit e sigurt të depresionit.

4. Nuk mund të punoni

Shumë njerëz, të cilët ballafaqohen me depresion përdorin shumë ditë të lira dhe telefonojnë në punë për të lajmëruar se janë të sëmurë. Tek të tjerët të cilët rregullisht vijnë në punë, produktiviteti bie në masë të madhe.

Nëse e keni gjetur veten në këtë artikull, kërkoni ndihmë, flisni me dikë. Depresioni sigurisht nuk është diçka që duhet të turpëroheni, por duhet të bëni gjithçka që mundeni që ta shëroni atë dhe të vazhdoni të jetoni normalisht.

Komentet

0 thoughts on “Si t’i njihni shenjat e para të depresionit”

  1. U2u220 says:

    le ta qetesoje situaten ne Shqiperi njehere…

  2. Arifibuqi says:

    E dim zotëri që jeni të shqetësuar por me tepër neve na shqetëson heshtja që bëjme ne shqipëtarët.Ne duhët të ngrisim zërin më tepër nga padrejtësit që na bëhen neve nga sllavët e jo tja mbyllim gojën atyre që flasin në emër të popullit që bart mbi supe pasojat e shovenistëve që na kan torturuar e poshtëruar gjatë gjithë shekujve që lamë prapa.Prandaj ju lusë që të mendoni sa më mirë e pastaj të veproni.Mbi të gjitha kombi e jo politika se kët e kemi mësuar të gjithë.Heshtja e jon nga të gjitha këto vrasje trazira e fyerje që bëhen ndaj popullit shqipëtar është më shumë se vetëvrasje sepse ka kaluar koha e monizmit,duhët më tepër të ngritim zërin ndaj këtyre situatave që po na përcjellin popullin ton të ndershëm.Me nderime shpresoj ti keni parasysh këto sygjerime.

Leave a Reply

Top