Sinjale serioze nga BE-ja për sanksione ndaj Maqedonisë

bruksel-640x480.jpg

Maqedonia është para një rreziku serioz që të humb një pjesë të qindra milion eurove, para evropiane që shteti i merr si pjesë e procesit të përgatitjes për anëtarësim në BE. Pasi publikoi javorja gjermane “Shpigel” se sanksionet nga Brukseli, shkaku i krizës politike do të përfshinin edhe shkurtimin e ndihmës financiare para aderuese, një pjesë e ekspertëve vendorë thonë se ky lloj epilogu nuk do të na befasonte.

 Nëse merret parasysh fakti se fondet evropiane janë të dedikuara me strategji përfundimtare për anëtarësim në BE, dhe nëse shteti nuk lëviz në atë drejtim atëherë problematizohet edhe vetë qëllimi i fondeve të caktuar – deklaroi, Aleksandar Kolekeski, Qendra për strategji evropiane “Evrotink”.

Sipas Kolekeskit kriza politike është vetëm një shkas shtesë për pakënaqësinë në Bruksel, duke pasur parasysh atë se shteti deri më tani nuk tregoi kapacitet për përdorimin e parave evropiane. Nga IPA 1 që ka të bëj me periudhën 2009-2013 nga gjithsej 600 milion euro të ndara për vendin, janë shfrytëzuar vetëm 40%.

 Shkurtimi i mjeteve është pasojë e klimës politike dhe e kapacitetit absorbues të shtetit që të menaxhoj me ato mjete, sepse në vitet e kaluara kishim mos shfrytëzim të plotë, punim jo në kohë, kthim i një pjesë të mjeteve nga Maqedonia në buxhetin e BE-së – shtoi Aleksandar Kolekeski.

Nga delegacioni i BE-së në Shkup konfirmuan se po mendohet në shkurtimin e parave evropiane për Maqedoninë.

 Për fat të keq po. Ekziston një mundësi e tillë, sepse nuk ka zgjidhje për këtë situatë politike dhe kjo e kthen vendin shumë pas në rrugën drejt BE-së. Mund të ketë vendim për shkurtim shtesë të fondeve –deklaroi Nikola Bertolini, delegacion i BE-së në Shkup.

Në programin IPA 2 për periudhën 2014-2020 për Maqedoninë janë paraparë 600 milion euro para evropiane me të cilat mbështeten gjithsej tetë sektorë.

Komentet
Top