Loading...

Siri, 41 fëmijë të vrarë në një atentat (Video+18)

auto_siria1412202107Së paku 41 fëmijë sirianë janë vrarë të mërkurën në një atentat të dyfishtë kundër shkollës së tyre në një lagje besnikësh të presidentit Assad në qytetin e Homsit, në qendër të vendit, njofton Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa, shtatë persona të tjerë – katër civilë dhe tre anëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë në sulmun kundër shkollës së Akramas, lagje me shumicë alavite të Homsit, qyteti i tretë i Sirisë i kontrolluar pothuaj tërësisht nga trupat e regjimit të Bashar al-Assadit, shton Observatori.

Presidenti i kontestuar Assad i përket këtij komuniteti pakicë në Siri.
“Fëmijët e vrarë janë të moshave mes gjashtë e nëntë vjeçarë”, i ka thënë AFP-së guvernatori i Homsit, Talal al-Barazi.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media