Sistemi bankar, qytetarët ankohen për kamata të larta

shkupi-2014-projekti-i-permendoreve.jpg

Shkup – Deri në fund të shtatorit qytetarët u kishin borxh bankave rreth 2 miljard euro, që në krahasim me dhejtorin e vitit 2014 vërehet rritje prej 400 miljon euro. Ndërsa bashkë me këtë vërehet edhe rritje e mosbesimit të qytetarëve ndaj bankave.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se ata kanë kredi por ankohen për shumën shumë të lartë të kamatës. Ata theksojnë se kanë marrë kredi jo për shkak të deshirës por për nevojë, ka prej tyre që kanë marrë kredi për biznese dhe që u janë dështuar , ndërsa ende vazhdojnë të paguajnë kredinë.

“Kamatat janë të larta. Prej atyre që i kam marrë unë 3 mijë euro, domethënë 180 mijë denarë ka kamatë. Nuk ishte që kisha dëshirë por nevoja e bën të veten, sipas nevojës këto janë ato kushte. Mirëpo për hera tjera nuk mendoj të furtem kështu në kredi”

“Për kapanhanin në hipotek e kam fut banesën, edhe ma kanë mbyllur këto kriminelët, edhe paguj ende kredi qe 5 vite, por restortanti është i mbyllur. Gjithashtu ka edhe prej atyre që aspak nuk kanë besim tek sistemi bankar i Maqedonisë, për atë edhe nuk kanë marrë asnjëherë kredi”.

“Nuk kam kredi dhe nuk e kam ndërmend të mar kredi prej këtij shteti. Nëse e përdori atë fjalën popullore “nuk bëjmë fjalë për krerdi, por bëjmë fjalë për në haraç”, dhe nëse e shihni të gjithë biznesmenët më shumë punojnë për të pastruar kredit, për ti pastruar interesat se sa për të zhvilluar biznesin e tyre”

“Nuk kemi kredi. Besimi mungon se përndryshe tash besimi ka humbur krejt. Me një fjalë njeriu tash i ka humbur edhe shpresat jo vetëm unë por i gjithë populli, për shkak se shteti si shtet nuk ua mundëson kushtet” – thanë disa nga të anketuarit nga ana e TVM2.

Rritja e borxheve është shoqëruar edhe me rritje të kredive jofunskionale Deri në fund të shtatorit salldoja e kredive jofunksionale e tejkaloi vlerën prej gjysme miljarda eurosh. Analizat tregojnë që pjesa më e madhe e kredive jofunksionale u takojnë kompanive.

Komentet

Leave a Reply

Top