Loading...

Skadon afati i marrëveshjes për bashkëqeverisje me VMRO-në, BDI hesht

vmro_dpmne_bdi_351928455.jpg

Premtuan se pas 6 muajve do të rishikojnë marrëveshjen me të cilën u futën në koalicion më VMRO DPMNE-në, por tani heshtje në BDI. Integrimi në NATO atë kohë ishte kushti i vetëm, për ti harruar të gjitha premtimet parazgjedhore dhe për tu bërë pjesë e qeverisë së re të Gruevskit. Gjatë formimit të koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, zyrtarët e partisë shqiptare në pushtet thanë se pika e vetme në këtë mandat është integrimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian. Për këtë shkak sipas tyre u dha kurban edhe çështja e gjuhës dhe kryetari i Kuvendit.

‘Ne bëmë edhe kompromis. U tërhoqëm nga një pikë e rëndësishme që ka të bëjë me shqiptarët, për gjuhën, me qëllim që të japim përparësi, dhe ti koncentrojmë të gjitha forcat tona, në drejtim të proceseve veri-atlantike’, deklaronte Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së (04.06.2014).

Edhe zëdhënësi i partisë Bujar Osmani duke mbrojtur marrëveshjen e BDI-së me VMRO DPME-në para 6 muajsh, tha se bëhet fjalë për marrëveshje të përkohshme me një pikë të rendit të ditës.

‘Është një marrëveshje e përkohshme për bashkëqeverisje me VMRO DPMNE-në, e cila ka një pikë të rendit të ditës, integrimin në NATO… Nëse pas kësaj periudhe nuk do të realizohet ky qëllim i yni, atëherë BDI-ja do të rishqyrtojë pozicionin e vet brenda këtij koalicioni, për shkak se do të përfundon edhe marrëveshje e harmonizuar sot, për një bashkëqeverisje tematike’, kishte deklaruar Bujar Osmani (Maj 2014).

Jo vetëm kaq, por integristët tashmë nuk përmendin as çështjet të cilat gjatë formimit të Qeverisë, i lanë për një kohë më të mirë. Kanë kaluar tashmë edhe 7 muajt të cilat kreu i BDI-së Ali Ahmeti i kërkoi për të zgjidhur çështjen e dygjuhësisë, gjatë një prononcimi në Alsat më 15 maj.

‘Kemi konstatuar që ne nuk duhet të bëjmë një zgjidhje të lehtë sa i takon gjuhës, dhe këtë problem e kemi bartur në një kohë më të qetë, më të relaksuar, pas 6 muajsh, 7 muajsh’, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së (15.05.2014).

Deri tani nuk ka asnjë propnoncim zyrtar nga BDI-ja, se në cfarë drejtimi do të lëvizin tani pas skadimit të këtij 6 mujorshi dhe dështimit në procesin integrues të vendit. Alsat-m

Komentet

Leave a Reply

Top