Loading...

Skandal apo korrupsion në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

FOTO-2-1.jpg

(Rreth dekorimit të Sulejman Rexhepit nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Personit më kontravers në Maqedoni i ndahet dekorata “Imazhi i kombit”! Pse ky aktivitet i ASHSH-së larg syve të opinionit?)

Skruan Skender Buzaku

Më 20 dhjetor të këtij viti, ndonëse ditë e diel, Akademia e Shkencave të Shqipërisë kreu një aktivitet shokues për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Njeriut më të përfolur për korrupsion, për hajni e për vepra të ndryshme penale, i ndahet mirënjohje “Imazhi i Kombit”! Po të ishte gjallë i madhi Gjergj Fishta do të thoshte: “Le ta dijë bota mbarë se Gjergj Fishta nuk është më shqiptarë!” Nuk është e qartë se si tërë ky akt dekorimi rrodhi në mënyrë tepër sekrete dhe larg syrit të opinionit. Nuk e besojmë se Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ky Institucion më i lartë kombëtar, të ndajë dekorata pa procedurë paraprake! Kush e propozoi, me çfarë motivacioni, kush e ndanë këtë mirënjohje, nga cila sferë e shkencave nominohet, pse pa kurrfarë pompoziteti, apo shënimi medial kalon tërë kjo ceremoni. Nuk e kemi të qartë a ka ndarë edhe më herët dekorata të tilla apo kjo dekoratë është e para e këtij lloji dhe se tash e tutje do të bëhet tradicionale!
Sidoqoftë, sapo u kumtua ky lajm në një portal të diskutueshëm në Maqedoni, menjëherë vërshuan komentet. Të gjitha ishin përplot me mllef e pezëm, sepse, kjo dekoratë mbi të gjitha është ofendim për shqiptarët e Maqedonisë. Madje një nga komentet ishte se, tashmë dihet sekseri i cili ka ndërmjetësuar deri te “akademikët” e korruptar tek të cilët e ka blerë këtë dekoratë fiks 15 mij euro. Sekseri tashmë kërcënohet se do të dalë e do të flasë publikisht nëse nuk ia japin përqindjen “akademikët” si dhe nëse nuk ia jep shpërblimin e merituar Sulejman Rexhepi për këtë vepër korruptive. Le të ngelë kjo punë çështje e brendshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si dhe organeve kompetente shtetërore.
Se puna nuk është e pastër flet edhe vetë fakti që tërë kjo procedurë bëhet larg syve të të gjitha mediave të vendit. Të flitet për një personalitet i cili do të dekorohet “Imazh i Kombit” dhe këtë “imazh” mos ta nderojnë edhe ndonjë nga organet më të larta shtetërore, flet për një derdhje dekoratash gjithandej! Mu sikur diplomat dikur, nëpër universitetet shqiptare. Si duket, edhe kjo dekoratë është në vazhdën e dekoratave të cilat këtë muaj u ndanë me bollëk. U dekoruan edhe kriminelët dhe torturuesit, njerëzit më të këqinj të kombit. Fatmirësisht, kjo “traditë” e idhët përfundoi shumë shpejt, sapo para opinionit doli Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe u kërkoi falje gjithë shqiptarëve për këtë rrjedhje të dekoratave që po bijnë në duart e njerëzve antikombëtarë. Pati nga të dekoruarit që u turpëruan, që nuk i linte të qetë ndërgjegja dhe, menjëherë u paraqiten se do t’i kthejnë dekortat e pamerituara. Natyrisht, Sulejman Rexhepi kurrë nuk do ta kthejë, sepse sipas të gjitha gjasave e ka paguar trash!
Nuk ka fije dyshimi se 99 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë nuk e njohin Sulejman Rexhepin dhe nuk kanë kurrfarë informacioni se cila na qenka ajo vepër kombëtare përmes të cilës ai do ta meritonte këtë titull kaq prestigjioz. Ai 1 për qind i shqiptarëve që e njeh Sulejman Rexhepin, pa dyshim që e njohin nga shkrimet që flasin për një person dhe për një karakter tepër të rrezikshëm. Kjo përqindje në Maqdoni dhe Kosovë është e kundërta! Në këta dy shtete 99 për qind Sulejman Rexhepin e njohin si njeri kontravers e të rrezikshëm, kurse 1 për qind nuk e njohin fare, sepse as që duan të merren me këtë person.
Atëherë, do të ishte mirë që Akademia e Shkencës të Shqipërisë të dalë sa më shpejt dhe t’ua qetësojë shpirtërat shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Kosovës duke treguar motivin e këtij dekorimi, duke zbardhur qoftë vetëm një vepër shkencore e cila do ta bënte krenar kombin shqiptar. Në të kundërtën, do të ishte mirë që Kuvendi i Shqipërisë të ngriste iniciativa të ngjashme siç e miratoi këto ditë ligjin për dekriminalizimin e politikës shqiptare. Kur mund të ndodhë kjo, atëherë pse të mos shtrihet kjo iniciativë edhe ndër të gjitha institucionet kombëtare! Sepse, të shpallet “Imazh i Kombit” njeriu, të cilin madje edhe CNN amerikan në një editorial të vetin e krahason me Al Bagdadin, udhëheqësin e ISIS-it, ky është një gafë gjithëkombëtar, është një shqetësim gjithëkombëtar i cili duhet të rezultojë me masa konkrete kundër keqpërdoruesve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Le të shpresojmë që ky gjest antikombëtar do të jetë një motiv për dekriminalizimin e çdo pore të jetës shqiptare. Kurse, Kryetari i Akademisë, duhet të mbledhë forcë dhe, ngjashëm, si kryeministri shqiptar, të dalë dhe publikisht t’ju kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë për këtë ofendim që u bëhet. Sepse, në Maqedoni ka qindra shqiptarë që e meritojnë këtë titull, e jo njeriu për të cilin në opinion qarkullon dosja e tij policore me nofkën “Zharko” (Prushi), njeriu i cili, publikisht ish-pjesëtarët e UÇK-së që u vranë e u burgosën në Lagjën e Trimave në Kumanovë, i pat quajtur si grupe radikale e terroriste.
Nëse u hidhet një sy këtyre linqeve: https://www.youtube.com/watch?v=bnwmmrruAIs,
https://www.youtube.com/watch?v=bT4MRc5GPiw, https://www.youtube.com/watch?v=X1gG0WvXVJo, https://www.youtube.com/watch?v=YDJo2AlTxiM, etj, fare lehtë do të shihet se cilin njeri e ka dekoruar ndonjë hileqar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

(Autori është sekretar legjitim në Myftininë e Shkupit pranë BFI-së)

Komentet

Leave a Reply

Top