Loading...

Skandal i zv/drejtorit të BDI-së në DAP-in e Shkupit

ujp.jpg

Një ditë para vitit të ri, me 31 dhjetor, në hapësirat e Drejtorisë për të Ardhura Publike për Shkupin, tek Kjubi, zëvendës-drejtori Ismet Guri ka sulmuar një punonjëse, konfirmojnë nga MPB për portalin “Plusinfo”, transmeton Shqipmedia. Nga DAP thonë se me rastin në fjalë po merret Njësiti për Standarde Profesionale e DAP, me çka Ismet Guri është suspenduar nga puna. Punonjësja në DAP rastin e ka denoncuar në Polici.

“Ju informojmë se në lidhje me rastin po meret Njësiti – Standarde Profesionale e DAP, me çka zëvendës-drejtori i Zyrës rajonale të Shkupit është suspenduar deri në përfundimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë. Nga ana e punonjëses në DAP është raportuar në MPB, prej ku DAP la marë njoftim me shkrim nga shërbimet policore të cilat konfirmojnë se ka ndodhur një incident me datë 31.12.2014 në hapsirat e DAP – Zyra Rajonale në Shkup”, thonë nga DAP.

Nga MPB për “Plusinfo” kanë konfimuar se në datën 31 dhjetor në orën 14:30 një grua ka raportuar sulm mbi të.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një ish-punëtore e cila kishte vazhduar të vinte në punë. Zëvendës drejtori Ismet Guri sipas informatave të policisë, i ka thënë ish-punonjëses se ajo më nuk ka të drejtë të qëndrojë aty pasi që më nuk punon në atë Drejtori, mirëpo kur ajo ka refuzuar që të shkojë, ai e ka shtyrë dhe e ka nxjerë jashtë.

Siç thonë nga MPB, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka biseduar me të dy personat dhe Ismet Gurit i ka shqiptuar dënim në të holla për maltretim të dikujt tjetër në vend publik.

“Plusinfo” ka kontaktuar nëpërmjet telefonit me Ismet Gurin. Ai mohon se e ka sulmuar fizikisht por ai thotë se e ka larguar atë nga arkivat e DAP ku ka patur dokumente.

– Urdhër nuk kam marë, gjithçka është gënjeshtër. Gjithkush mund të raportojë çdo gjë. Deri sa të zbardhet puna, nuk dua të komentoj asgjë. Vetëm se do të them se nuk ka patur sulm fizik, por vetëm se e kam larguar nga vendi i punës në të cilin nuk ka patur të drejtë të qëndrojë. E gjeta atë brenda në arkivë – u shpreh Ismet Guri për Plusinfo./Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top