SKANDAL: Komuna e Tetovës nuk i’a ka dhënë stadiumin firmës “Ecolog” – VIDEO

rsz_stadiumi-i-tetoves.jpg

Edhe pse vitin e kaluar pati tender për të dhënë me koncesion stadiumin e Tetovës të cilën e fitoi kompania “Ecolog” i njëjti është anuluar. Ndiqni kronikën e TV21 më poshtë:

Futbollistët e Shkëndijës me valixhe në dorë po bëhen gati për të marrë rrugën drejt qytetit të Strumicës. Tetovarët po i pret autobusi i tyre. Ata në vend që të luajnë në stadiumin e tyre në Tetovë, do të luajnë në Strumicë. Për shkak se stadiumi i Tetovës nuk i plotëson kushtet që i kërkon UEFA, Shkëndija detyrohet që ndeshjen në Kuadër të Ligës së Evropës përballë Dacias ta luaj në një qytet ku nuk ka asnjë tifoz të vetin.

“Stadiumi i Tetovës është i lënë pas dore pa investime infrastrukturore dhe kjo ka bërë që mos ti përmbush kushtet e UEFA-së që të luhet ndeshja mes KF Shkëndija me Daçian. Ata do të luajnë në qytetin e Strumicës më 29 qershor.”

Por cilat mund të jenë pasojat që Shkëndija të enjten luan në Strumicë. A mund kjo të ndikoj në Rezultat?

“Sigurisht se kemi dashur të luajmë para publikut tonë në Tetovë, më e mira do të ishte kjo. Por ne nuk vendosim se ku do të luajmë, megjithatë jemi të përgatitur edhe në Strumicë të nxjerrim një rezultat pozitiv”, tha Qatip Osmani, trajner i Shkëndijës.

Ndonëse UEFA, 2 vite më parë kishte lëshuar fonde përmes projektit “Het Trik 4” për rekonstruimin e 5 stadiumeve të Maqedonisë përfshirë edhe i Tetovës, megjithatë stadiumi ende nuk i plotëson kushtet për një ndeshje evropiane. FFM kishte kryer punën e saj me kohë, duke rregulluar fushën e gjelbërt, por ajo që ishte në kompetencë të komunës së Tetovës, rikonstruimi i tribunave dhe zhveshtoret mbetën në harresë.

TV21 sot xhiroi brenda stadiumit të Tetovës. Karrige të thyera dhe të vjetërsuara, disa mezi dallohen prej bimëve që kishin mbuluar tërësisht ulëset.

Komuna e Tetovës para dy viteve për televizionin tonë tha se po kërkon një partneritet publiko privat për të rikonstruar stadiumin.

“Me përfundimin dhe kompletimin e dokumentacionit për partneritetin publiko privat do të kemi një shpallje për këtë partneritet dhe besoj që do të kemi një proces të suksesshëm për të zgjedhur një partner privat me të cilin do të bëjmë një partneritet publiko privat ku do të bëhet një investim më I madh ku do të kemi një rikonstruim të tërësishëm të stadiumit të qytetit”, tha Ahmet Qazimi, Komuna e Tetovës, udhëheqës të sektorit për veprimtari publike.

Sipas tenderit të komunës së Tetovës, shpallja e partneritetit publiko-privat parasheh minimum 7 milion euro në investime për 35 vjet.

Por edhe sa vite do ti duhen Komunës së Tetovës për të gjetur një partneritet publiko privat, për një stadium që e përdorin tre ekipe Shkëndija, Renova dhe Teteksi./Tv21

Komentet
Loading...
Top