Skandal në universitetin shqiptar – seks në këmbim të notës, VIDEO

0-29.jpg

Sekseri, i denoncuar në emisionin e parë përveçse merr para në këmbim të një note kaluese, kërkon dhe favore seksuale.

Në emisionin e dytë gazetarët e “Fiks Fare” paguan lëndën “Prodhim bimor”, me profesor Bardh Sallaku dhe gjatë bisedës ata pyetën sekserin nëse e ka takuar profesorin, por refuzon te përgjigjet dhe u kërkon gazetarëve që të mos përmendin emra.

Pas realizmit të pagesës, Fiksi tregon sesi studenti hyn në provim dhe merr notën kaluese 5.

“Fiks Fare” paguan 24 mijë lekë për dy provime të tjera, pikërisht “Marketing Agrar” dhe “Administrim publik”.

Por në provimin e “Administrim publik” studenti nuk kaloi, kështu që sekseri pagesën që gazetarët bënë për këtë lëndë e kaloi për provimin e lëndës “Drejtim i fermave”, me pedagog Maksim Meço. Edhe për këtë provim, sekretarja konfirmon që është marrë nota kaluese 5.

Por, sekseri nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi ai kërkonte dhe favore seksuale në këmbim të notës kaluese dhe gjetjes së një pune. Pas disa takimesh me gazetarët ai kërkoi që njëra nga bashkëpunëtoret e emisionit investigativ të bëhet e dashura e tij.

“Pse të thashë nga ora 9 unë? Që të rri pak qetë. Të rri pak qetë me ty. Se tashi unë ty të kam shoqe. Me vete nuk do ta marr ty unë plaçkën. Aty e ke. Edhe burri për shembull, s’ka për ta marrë vesh burri, në punë është ai. Se mos ka për ta marrë vesh burri, aty e ke”, – i drejtohet ai bashkëpunëtores së “Fiks Fare”, duke shtuar se nuk ka rëndësi nderi pasi me të do të shëtisë botën.

“Unë kam qenë në Francë. Njësoj është gjithandej. Burri është në punë, burri është atje, ti këtu. Kush do ta marrë vesh? Pastaj është një orë e caktuar. Për shembull nuk është një orë që ka shumë, nuk ka njerëz. Ne s’kemi për të ndenjur 4 orë, 5 orë”, – vijon ngacmimin përgjegjësi i fakultetit.

Më tej, ai thotë se një të dashur që ka pasur në fakultetin ku është përgjegjës, e ka futur në punë te Zooteknika dhe një tjetër e ka çuar në Gjermani nëpërmjet universitetit, pasi është i vetmi që njihet në disa vende të botës.


Provimet by e-d21


20160906-203014 by e-d21

Komentet
Top