Loading...

Skandali me thirrjet telefonike, “zhvaten” qytetarët

mobile-spying.jpg

Qytetarë të shumtë kanë parashtruar ankesa tek operatorët celularë të Maqedonisë, ngaqë po dyshojnë se kanë rënë pre e një skeme mashtrimi. Dyshimet qëndrojnë nga thirrjet telefonike të bëra nga numra të panjohur të shteteve të huaja. Disa qytetarë në kushte anonimiteti, tregojnë se iu kanë përgjigjur këtyre thirrjeve dhe pa asnjë komunikim nga ana tjetër, iu kanë faturuar shuma të majme.

Për këtë denoncim, Alsat mëson se operatori e ka njoftuar klientin me SMS se 12 mijë denarë iu kanë shtuar si shpenzime shtesë. Nga sektori për zbulimin e Krimit kibernetikë të MPB-së thonë se po punojnë për t’u rënë në gjurmë hakërreve, të cilët po i zbrazin llogaritë e klientëve të operatorëve celular.

Deri në këto momente nuk ka të paraqitur asnjë rast për mashtrim kompjuterik. Por, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse dyshojnë për ndonjë mashtrim menjëherë të njoftojnë në MPB, në mënyrë që sektori për krim kibernetikë të marr masat përkatëse”, thonë nga MPB-ja.

Nga operatorët celular thonë se në tabulatet e tyre janë regjistruar disa numra, prej të cilët dyshohet që klientët e tyre janë manipuluar.

Gjatë këtyre ditëve, qindra klient janë ankuar në Kontakt qendrën tonë, duke denoncuar raste të thirrjeve nga numra të panjohur. Shërbimet tona këta numra të dyshimtë i kanë bllokuar përmes sistemit ‘FROUD’, duke iu pamundësuar të bëjnë manipulime të tjera”, thonë nga Kompnia celulare T-Mobile Maqedoni

Operatori VIP për Alsat konfirmoi se gjatë ditës së djeshme dhe sot janë kontaktuar edhe shfrytëzues të tyre. Nga VIP-i njoftojnë se janë identifikuar numra nga Australia, Liberia dhe Lituania. Operatori në fjalë njofton se ka bllokuar thirrjet e këtyre numrave në drejtim të shfrytëzuesve të tyre.

Në këtë proces gjenerohen thirrje të shkurtra me qëllim që të realizohet njoftimi për thirrje të humbur që të mundet shfrytëzuesi të kthejë thirrjen. Këto numra janë ‘revenue share’ (numra për burim të ardhurash) pas të cilëve zakonisht vendoset përgjigje sekretaria me qëllim që thirrja të zgjasë më gjatë. Nëse shfrytëzuesit e kthejnë thirrjen, ajo tarifohet sipas çmimores për thirrje ndërkombëtare, varësisht zonës”, theksuan nga Kompnia celucare VIP Maqedoni.

Ekspertët e telekomunikimit iu bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar sepse një tjetër skemë mashtrimi që dyshohet se po përdoret në këto raste është edhe vjedhja e të dhënave të celularëve, që marrin telefonatat dhe ndërhyrja në llogaritë bankare, me të cilat janë lidhur këto aparate nga pronarin e tyre.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media