Loading...

SKANDALOZE: BDI nuk arrinë të mbushë sallën në Tetovë – FOTO

bdi.jpg

Bashkmi demokratik për integrim sot e pati tubimin përmbyllës të zgjedhjeve presidenciale në pallatin e kulturës në Tetovë, gazetarët e portalit tonë ishin prezent për të ndjekur nga afër tubimin.

Në këtë tubim morrën pjesë shumë funksionarë të lartë të kësaj partie, megjithatë duhet cekur se edhe munguan shumë funksionarë të cilët duke mos u pajtuar me faktin se partia e tyre mbështet një kandidat të nacionalitetit maqedonas duke anashkaluar kandidatin shqiptar nuk pranuan të jenë pjesë e kësaj fushate madje as edhe në ditën përmbyllëse, bëhet fjalë për z Hazbi Lika, Rafiz Aliti etj.

Përveç disa funksionarëve të rëndësishëm që munguan në këtë tubim përmbyllës, për hir të së vërtetës duhet potencuar fakti se përkrahja nga simpatizantët e kësaj partie ishte tejmase e vogël, aq sa nuk u arrit të mbushet as salla e Pallatit të Kulturës në Tetovë.

Për ta kamufluar këtë situatë, ata që ishin në sallë uleshin në ulëset e fundit të sallës duke lënë bosh ata në mes, sidoqoftë, gazetari jonë e ndoqi gjithë situatën e krijuar aty brenda. Gjithashtu, në transmetimin live të tubimit, kamerat u munduan në mënyrë absolutete të mos regjistrojnë pjesën lartë të sallës për arsye se kishte 5-10 persona gjithësej në atë pjesë.

Rikujtojmë se 1 dit më herët, në tubimin përmbyllës të kandidatit shqiptar për president Blerim Reka, u stërmbush salla e shkollës Medicinale në Tetovë, deri në atë pikë sa u detyruan të i mbyllin derët e sallës ku një numër i kosniderueshëm i simpatizantëve të z Reka, e ndoqën tubimin nga jashta./ShqipMedia.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media