Loading...

Skënderbeu konfirmon tre miqësoret e para në Spanjë

8541.jpg

Kampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë në gadishullin iberik në datën 5 Janar për të zhvilluar fazën përgatitore dimërore e cila do të zgjasë 2 javë.

Klubi i Skënderbeut konfirmon tre miqësoret e para që do të zhvillojë në Marbella të Spanjës. Kampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë në gadishullin iberik në datën 5 Janar për të zhvilluar fazën përgatitore dimërore e cila do të zgjasë 2 javë, me skuadrën korcare që gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë 5 teste miqësore për tu përgatitur sa më mirë për startin e fazës së tretë të kampionatit. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, klubi i Skënderbeut publikoi tre takimet e para miqësore që skuadra bardhekuqe do të zhvillojë në Spanjë.

Vetëm 1 ditë pasi të zbarkuar në Marbella, Skënderbeu do të masë forcat me një skuadër me emër në arenën europiane sic janë belgët e Club Brugge. Sfida mes kampionëve të Shqipërisë dhe një prej gjigandëve të futbollit belg do të zhvillohet në datën 6 Janar. Nga tre takimet e para kjo ndaj Club Brugge do të jetë edhe sfida më impenjative për skuadrën tonë, pasi formacioni zikaltër përvec se është duke udhëhequr kampionatin belg ka arritur të kualifikohet edhe në fazën e 1/16 të Europa League për më tepër si kokë grupi. Ndeshjen e dytë miqësore Skënderbeu do ta zhvillojë në datën 8 Janar përballë holandezëve të Ado Den Haag, ndërsa në tre ditë më vonë kampionët do të sfidojnë një tjetër skuadër belge, bëhet fjalë për Oostenden që pozicionohet në vendin e 9-të të Jupiler League.

Komentet

Leave a Reply

Top