Loading...

Skuadra e madhe italiane kërkon Xhakën

374295799-587x392.jpg

Granit Xhaka që tri vjet është pjesë e Arsenalit, duke qenë gjithmonë si titullar, si me trajnerin Arsene Wenger ashtu edhe me Unai Emery.

Xhaka gjithashtu është pjesë e rëndësishme e Zvicrës dhe zëvendëskapiten. Për mesfushorin shqiptar, shumë skuadra kanë shprehur interesim. E fundit është Inter, shkruan albinfo.ch.

Skuadra ziklatër pritet të bëjë shumë ndërrime në këtë verë, duke ndërruar edhe trajnerin. Me ardhjen e Antonio Contes do të ndryshonte shumë skuadra dhe do të kishte disa ardhje.

Sipas mediave italiane, njëri ndër të kërkuarit është edhe Granit Xhaka. Drejtuesit e Interit vlerësojnë Xhakën për moshën e tij, pasi është vetëm 26 vjeç, por edhe për përvojën e madhe ndërkombëtare.

Zikaltrit po kërkojnë edhe disa futbollistë tjerë, por pritet të nisin bisedimet edhe me ish-futbollistin e Baselit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media