Loading...

SPECIALE/ 20 vendet më të lehta ku mund të emigroni

9012288_l.jpg

Shqiptarët janë ndër popujt që emigrojnë më shumë. Arsyet tashmë dihen, për shkak të papunësisë në Shqipëri, për një jetë më të mirë, por edhe për të studiuar, etj.

Nëse jeni gati të filloni një jetë të re diku tjetër, duhet të hidhni një sy tek vendet më të lehta ku emigrohet. Numri i njerëzve që kërkojnë vende të tjera nga aty ku jetojnë, është vazhdimisht në rritje.

Nëse një mundësi më e mirë të troket në derë, për punë apo për shkollë, patjetër që duhet ta marrim atë. Top njëzetëshja është fryt i analizave të kryerja mbi bazën e katër parametrave, konkretisht të: GDP ose PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për frymë e vendeve; raportit borxh/GDP; indeksit të lirisë së biznesit (Heritage Foudation), ose të lehtësisë me të cilën ju mund të “bëni biznes”.

Dhe mbi bazën e parametrit të katërt i cili ka të bëjë me pranimin e emigrimit nga ana e vendit në të cilin duan të emigrojnë në bazë të Anketës Botërore të Vlerave.

Këto janë vendet më të lehta ku mund të emigrosh.

 

1 – Kanadaja

kanada

Po, Kanadaja është ende vend i preferuar në Tokë për emigrantët pasi është vendi më i lehtë për të emigruar. Për aq kohë sa ju jeni një person i aftë dhe i gatshëm për të mësuar, punëdhënësit do ju marrin në biznesin e tyre dhe në fund, ju lejoheni të hyni në Kanada. Vendi ofron mundësi të panumërta për punëtorët e kualifikuar nga çdo cep të botës. Një punë me paga të larta, norma e ulët e taksave dhe shërbimet  shëndetësore me cilësi të lartë dhe të arsimit, e bëjnë Kanadanë vendin më të mirë në botë për të jetuar.

2- Australia

australi

Adhurohet nga miliona njerëz në botë. Qëndron në vendin e dytë mes vendeve ku ia vlen të emigrosh. Australia konfirmohet si vendi ideal për këdo që dëshiron të bëjë gati valixhet, në sajë të pranimit të lartë të emigrantëve (0.89), të lirisë së lartë ekonomike dhe borxhit të ulët publik.

Toka e veçuar nuk është vetëm një nga vendet ku mund të emigrohet lehtë, por gjithashtu një vend i sigurtë për ta quajtur shtëpi. Është toka “e qëllimeve tuaja në jetë” më shumë se sa e ëndrrave. Arsim i mirë, objekte të mira mjekësore, njerëz të adhurueshëm. Mundësitë për punë janë të pafundme.

3- Suedia

suedi

Është pjesë e Europës, si vendi kryesor në mesin e shteteve në veri të saj, por që ende nuk e ka adoptuar euron. Suedia klasifikohet në vendin e tretë si vendi ku ia vlen të shkosh apo të emigrosh, falë lirisë së madhe ekonomike.

Suedia ofron një marrëveshje të mirë kur është fjala për arsimin. Ata ofrojnë arsimim me kosto të lirë dhe nxënës në shkollën e mesme paguhen çdo muaj për të shkuar në shkollë me një shumë prej 185 dollarësh amerikanë. Kjo tregon arsyen për sasi të mëdha të emigrantëve të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Suedisë një ditë. Procesi i emigracionit është aq i lehtë në Suedi sa që ju vetëm mjafton të bëni kërkesën në internet. Kjo vlen për aplikantët që kanë lidhje me një suedeze ose ndonjë banor ligjor të vendit. Dhe sigurisht, në qoftë se ju jeni në një moshë madhore 18 vjeç dhe keni një pasaportë të vlefshme kombëtare.

4- Katari

katari

Ndoshta si për çudi, në vendin e katërt, si më i miri për të emigruar, gjendet Katari, falë lulëzimit ekonomik, prej pasurisë së naftës. Por edhe për punët e ndryshme dhe lehtësisë për të emigruar.

5- Zelanda e Re

zelanda e re

Gjithmonë është konsideruar si vendi i dëshiruar nga shumë persona, e sidomos nga të rinjtë, Zelanda e Re gjendet në këtë topdhjetëshe me karakteristika të njëjta si Australia, edhe pse është në vendin e pestë. Megjithatë, ajo ka një GDP për frymë prej 40,842 dollarësh, krahasuar me 67.468 e vendit të kangurëve.

Por Zelanda e Re është duke kërkuar për popullsinë më të re të punëtorëve. Kjo është ndoshta arsyeja e tyre për të lejuar emigrantët në vend. Për madhësinë e saj gjeografike, Zelanda e Re ende ka një popullsi të vogël prej vetëm 4.5 milionë banorësh, krahasuar me vende të tjera si Australi. Nëse keni ndërmend të krijoni një biznes këtu, ekziston një mundësi e madhe që do të punojnë për ju.

6-  Belgjika

belgjike

Belgjika është vendi i shtatë më i arritshëm për emigrantët në botë. Ajo është gjithashtu distributor numër 1 i çokollatës dhe diamanteve në Tokë. Fare lehtë mund të filloni procesin e një vize qëndrimi në Belgjikë për aq kohë sa ju keni një leje pune. Nëse ju jeni ende në kërkim të një pune, zyra e emigracionit do t’ju japë një vizë të përkohshme. Belgjika mund të jetë një vend i vogël, por ajo që iu ofron është e madhe.

7- Singapori

singapor

Në vendin e nëntë (dhe në majën e vendeve aziatike) është Singapori. Ka GDP më të madhe të kontinentit dhe indeksin më të lartë të lirisë ekonomike, deri në 89.4. Megjithatë, indeksi i pranimit është vetëm 0.64 duke u paraqitur si një shqetësim për raportin borxh/GDP në 105%. Por ka lehtësira për të emigruar në viza dhe punësim.

8- Norvegjia

norvegji

Nëse ju doni të jetoni në një vend ku do të takoheni me njerëzit më të lumtur dhe që nuk vrasin apo vjedhin, Norvegjia është vendi i përsosur. Me një peizazh piktoresk, standard të lartë të jetesës, dhe ende me tarifë të lirë për shkollim, Norvegjia është toka e modernizuar e mrekullive.

9- Gjermania

gjermani

Në vendin e nëntë (por vendi më i pasur i Europës) është Gjermania. Gjermania njihet si vendi europian i cili i ka rezistuar më së miri krizën ekonomike. Ka disa emigrantë që sot kanë fatin të disponojnë leje qëndrimi afatgjatë, ose janë “rezidentë afatgjatë”, siç parapëlqehet të quhen, të cilët tashmë janë stabilizuar në Gjermani, apo Austri; dy vende që ose nuk janë prekur nga kriza ekonomike ose i rezistojnë ende asaj. Por mos kërkoni azil, shkoni për punë.

10 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

shba

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin gjithmonë një vend-emigrim të mirë dhe në këtë klasifikim special konfirmohen si vendet e duhura për këdo që dëshiron të transferohet. SHBA-ja është në vendin e gjashtë, me një indeks të lirisë ekonomike prej 75,5. Nëse arrini të merrni vizë në ambasadën amerikane, atëherë do të jeni njeriu më i lumtur në botë.

11- Holanda

holanda

Holanda është ndër të vetmet vende evropiane ku ia vlen të emigroni. Holanda shquhet për rezultate të shkëlqyera në të gjitha parametrat e marrë në konsideratë, në këtë renditje dhe mbi të gjitha mund të punësoheni.

12- Itali

itali

Nëse ju jeni gati për të qenë pjesë e një historie të pasur dhe unike kulturore të Italisë, duhet të bëni një lëvizje. E gjitha që ju duhet është procesi i vizës dhe dokumentet e nevojshme si një emigrant ligjor. Pozicionoheni veten duke blerë ose marrë me qera një shtëpi. Italia është qendra e turizmit në Evropë. Por ajo nuk ka mundur ende të marrë veten nga kriza e vitit 2008.

13- Spanja

spanje

Spanja ka një popullsi prej 46.7 milion banorësh, ku 12% e tyre nuk kanë lindur në Spanjë. Ky vend europian ka tërhequr një numër të madh emigrantësh kohët e fundit, për shumë arsye. Që nga pozicioni gjeografik, kultura, por edhe vendet e shumta të punës që gjenden në fushën e turizmit. E duke qëndruar te kjo e fundit, Spanja ka plazhe piktoreske dhe ia vlen edhe për studime nga të rinjtë.

14- Rusia

rusi

Rusia është vendi më i madh në botë dhe ka një popullsi prej 143 milionë banorësh, ku 11 milionë janë emigrantë. Për të rritur popullsinë, në mes të viteve ’90, qeveria ruse mori disa masa për të lehtësuar emigrimin, sidomos për ish-republikat sovjetike. Ky vend ende përpiqet të rrisë popullsinë me programe tërheqëse.

15- Franca

france

Franca ka 65 milionë banorë, ku 7.4 milionë janë emigrantë. Franca pret 200,000 emigrantë ligjor në vit, ku shumica prej tyre janë azilkërkues. Më mirë mos e kërkoni rrugën e azilit, pasi në Francë mund të shkoni si turist, por edhe për studime.

16- Emiratet e Bashkuara Arabe

emiratet e bashkuara

Vendi i pasur me naftë është një nga vendet më të lehta ku ju mund të jetoni përgjithnjë. Vendi ka nevojë për fuqi punëtore masive për të mbushur boshllëqet e kërkesave të larta të punonjësve. Ajo më së shumti tërheq punëtorët aziatikë jashtë shtetit të cilët më vonë vendosin të zënë vend në Emiratet e Bashkuara Arabe.

17-  Kuvajt

kuvajt

Kryeqyteti i Shtetit të Kuvajtit, është vendi i 17 më i mirë për të emigruar dhe kjo për shkak të borxhit të ulët publik dhe faktit se produkti i brendshëm bruto për frymë, është ndër më të lartët në botë.

18- Argjentina

argjentin

Dëshironi të lëvizni në një vend “të egër”? Argjentina po ju pret për të zbuluar bukuritë që i ka dhuruar Zoti. Nëse nuk keni të dhëna kriminale, pas vitesh të jetuara atje, mund të merrni automatikisht vizën dhe lirinë për të punuar në këtë vend. Argjentina ju ofron qasje universal në kujdesin shëndetësor, arsimor, përfaqësim ligjor falas, si dhe të drejtën e bashkimit familjar.

19– Brazil

brazil

Vendi i pestë më i madh në botë është gjithashtu një nga vendet më të lehta ku mund të emigrosh. Do të ishte një vend i shkëlqyer sidomos për biznesmenët pasi Brazili ka një ekonomi të fortë. Përveç kësaj ka mot të ngrohtë dhe plazh.

20 – Tajvani

tajvani

Tajvani renditet në vendin e fundit të këtij klasifikimi duke u konsideruar si një vend i sigurt, ku mund të emigrohet për një periudhë të gjatë. Në fakt, ky vend garanton një pranim të lartë dhe një borxh të barabartë me 38.9% të prodhimit të brendshëm bruto./Tirana Observer/

Komentet
Top