Loading...

Sportistët me më shumë se një miliard dollarë

aa-240-696x525.jpg

Pas Michael Jordan, Tiger Woods, Arnold Palmer, Jack Nicklaus dhe Michael Schumacher, Mayweather u bë sportisti i gjashtë me pasuri që kalon një miliardë dollarët.

Në listën e sportistëve miliarderë kryeson basketbollisti legjendar amerikan Jordan, i cili me 1,85 miliardë dollarë është sportisti me fitime më të mëdha i të gjitha kohërave.

Në karrierën 15-vjeçare në NBA, gjatë të cilës ngriti gjashtë trofe të kampionit të basketbollit, Jordan ka fituar vetëm 93 milionë dollarë dhe pjesa tjetër e të ardhurave ka buruar tërësisht nga marrëveshjet tregtare nga sponsorët.

Ndërkaq, golfisti amerikan Tiger Woods, i cili ka fituar 14 kampionate të mëdha në karrierë, radhitet i dyti me 1,7 miliardë dollarë.

Po ashtu, golfistët e tjerë amerikan, Arnold Palmer, i cili ndërroi jetë në vitin 2016, dhe Jack Nicklaus, pasojnë me 1,4 dhe 1,2 miliardë dollarë.

Me 1 miliardë dollarë të ardhura, në mesin e sportistëve miliarderëve gjendet edhe ish-piloti gjerman i Formula 1, Michael Schumacher, shtatë herë kampion, i cili në vitin 2013 pësoi paralizë në pjesën më të madhe të trupit pas një aksidenti gjatë skijimit në Alpet Franceze.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media