Loading...

Stema, Shasivari: Deputetët shqiptarë të vendosin në favor të shqiptarëve

Jeton_Shasivari_14_557354053.png

Ndryshimi i stemës shtetërore nuk nënkupton ndryshim të Kushtetutës. Eksperti juridik Jeton Shasivari sqaron se simbolet shtetërore ku bën pjesë dhe stema rregullohet me ligj të veçantë, për ndryshimin e të cilit nevojiten 2/3 e votave dhe shumica e Badenterit. Por sipas Shasivarit në bazë të përbërjes aktuale të kuvendit, mungesa qoftë e një deputeti të shumicës do të vinte në pikëpyetje miratimin e stemës së re.

“Për ndryshimin e stemës së shtetit nuk duhet të ndryshohet Kushtetuta por ligji përkatës i cili nxirret me shumicën e kualifikuar prej 2/3 të numrit të përgjithshëm i deputetëve, me ç’rast kërkohet edhe shumica e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve që u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë, shumica e Bedinterit, është një shumicë e ngushtë në bazë të konstalacionit të forcave politike aktuale në kuvend, kuptohet që mungesa e një deputeti të shumicës apo koalicionit do ta vej në pikëpyetje miratimin e kësaj steme”, tha Jeton Shasivari, ekspert juridik.

Ndryshimi i simboleve shtetërore parashikohet në nenin 5 të Kushtetutës, sipas të cilit:

“Simbolet shtetërore të Republikës së Maqedonisë janë: stema, flamuri dhe himni. Stema, flamuri dhe himni i Republikës së Maqedonisë përcaktohen me ligj, i cili nxirret me shumicë prej dy të tretash të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve”.

Në këtë kuadër, Shasivari iu bëri thirrje deputetëve shqiptarë përpara se të votojnë për stemën e re, të çlirohen nga bindjet partiake dhe të vendosin në të mirë të popullit.

“Pres që deputetët shqiptarë me rastin e vendosjes për këtë çështje meqë bëhet fjalë për një propozim stemë të ashtuquajtur historike të lirohen nga bindjet dhe përkatësitë partiake dhe të vendosin para se gjithash si përfaqësues të popullit sipas bindjes së vet personale”, u shpreh Jeton Shasivari, ekspert juridik.

Sipas ekspertëve juridikë, miratimi i stemës së re në kushtet kur mungon opozita në kuvend, do jetë një vendim kontestues si në aspekt të ligjshmërisë ashtu dhe të legjitimitetit, sepse për çështje të tilla madhore nevojitet dialog i mirëfilltë politik, ndëretnik dhe brenda etnik, si dhe një konsensus më i gjerë në shoqëri.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media