Stine vs. Flori – Ja cili po triumfon në youtube

st.jpg

Kanë kaluar tashmë muaj që kur festivali i Këngës Magjike ka përfunduar.

Njëra ndër këngët pjesëmarrëse në këtë festival ishte “Çifti Simpatik” e kënduar nga Stine, e cila u rikthye në hit që në javët e para të publikimit të saj.

Kjo këngë ishte pothuajse në garë me atë të Flori Mumajesi “Me fjalë të vogla” e cila poashtu u shndërrua në hit të madh, derisa ndodhi edhe incidenti në mes dy këngëtarëve, për të cilin ende nuk dihen saktë shkaqet, edhe pse u tha që mënyra e votimit ishte shkaku, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, sot në youtube, kënga e Stines ka mbledhur afër 6 milionë shikime, edhe pse nuk është e shoqëruar me klip.

Në anën tjetër, Flori ka afër 5 milionë.

Por, sido që të jetë, të dy këngët u pëlqyen shumë nga publiku, dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top