Stresi shpëton nga burgu, Apeli e dënon me shërbim prove

stresi1.jpg

Reperi i njohur, Stresi i ka shpëtuar burgut pas ndryshimit të vendimit nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë që e kishte dënuar Stresin me 2 muaj burgim, duke e ndryshuar në 18 muaj shërbim prove.

Arkimed Lushi akuzohet për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi në shtator të 2015 u arratis duke u hedhur nga kati i dytë i komisariatit nr.4.

Ai ishte ndaluar pasi nuk dispononte leje drejtimi të automjetit dhe u shoqërua në komisariat, nga prej u arratis.

Komentet
Top